Kronika

Prezantohen programet e kandidatëve për drejtues në RTSH

Në një aktivitet të organizuar në ambientet e hotel Sheraton, kandidatët për drejtues të RTSH-së prezantuan platformën e tyre për mënyrën sesi e shikojnë drejtimin e Radio-Televizionit Publik.

Në prezantimin e parë, Artur Bejzade tha se “duhet të ngrihet një grup pune për menaxhimin e RTSH-së në 4 dimensione, të cilat lidhen me programet, teknologjinë, burimet njerëzore dhe ekonominë. Falë platformës dixhitale, do të mund të shtohen 12 kanale të reja, të cilat do të pasqyrojnë të gjitha fushat”, Bejzade, duke iu referuar kanaleve, i ndau ato në kanale prodhuese dhe jo prodhuese.

“Aktualisht në TVSH kemi 62 drejtori dhe kjo sigurisht tregon një organikë të fryrë, e cila duhet rishikuar. Sa i përket cilësisë, në sajë të emisioneve kemi ardhur duke rritur cilësinë”, tha Bejzade.

Ndërsa për Zana Çelën, plani konkret i saj lidhet me problematikat e menaxhimit artistik e financiar. Sipas saj, një tjetër pikë e rëndësishme është edhe plani i  investimeve e menaxhimit.

Me një eksperiencë 28 vjeçare në fushën e menaxhimit, Çela nënvizoi objektivat e saj, të cilat lidheshin me riprofilizimin e stafit sipas kategorive, përshpejtim të dixhitalizimit.
Gjatë fjalës së saj, ajo nënvizoi shikueshmërinë e dobët të RTSH-së, në raport me institucione të ngjashme në botë, apo me media private në Shqipëri.

_MG_8191“RTSH kap vetëm 4% të audiencës dhe 4.9% janë të ardhurat që vijnë nga reklamat, ndërkohë që në botë institucione të tilla kapin 30% audiencë”, nënvizoi Çela.
Duke analizuar shkaqet, Çela tha se, katër janë shkaqet se pse shikueshmëria është ulët. Ajo tha se mungojnë programet për të rinjtë, për fëmijë, imazhet kanë një cilësi të dobët.

Sa i përket organikës së mbingopur me punonjës, ajo tha se do të vendosen kritere të sakta, por jo të hiqen nga puna, por të zhvendosen në kanalet e reja që do të hapen me dixhitalizimin.

Pyetjes së anëtarëve të këshillit drejtues të RTSH-së, se si do ta bëjë pjesë humorin në televizion, Çela iu përgjigj se do të futen në punë punonjës të rinj, pra studentë që kanë mbaruar artet dhe kanë talent në humor.

Ndërsa në lidhje me Radio Travel, që do të hapet, ajo tha se do të jetë një instrument për të reklamuar turizmin shqiptarë, duke sjellë në vëmendje dhe rrëfime e histori njerëzore, por edhe njëkohësisht duke lidhur biznesin me median.

Për kandidaten Elvira Dones, përfaqësimi i të gjithë target-grupeve dhe diversiteti, janë kryesore për RTSH-në. Dones, gjatë prezantimit të platformës së saj, e vuri theksin tek rëndësia që ka fakti që RTSH të jetë një institucion i pavarur.

elvira dones“Ka ardhur koha që RTSH të jetë në interes të shoqërisë shqiptare duke qëndruar e pavarur politikisht. Sigurisht, që unë nuk e quaj veten “super grua” që të mund të bëjë këto ndryshime në një muaj, por në bashkëpunim me sektorët e tjerë, kjo është një nisje e mbarë.

Dones flet, për atë që ajo e quan, e ardhme emergjente dhe e ardhme përfundimtare. E ardhmja emergjente sipas saj, ka lidhje me zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm, ndërsa e ardhmja përfundimtare ka të bëjë me afatin dhe punën që do bëhet në kohë. Duke iu referuar përmbajtjes së programeve, Dones tha se “kjo nis nga informacioni i lirë. Në këto kohë të zgjedhjeve lajmet ne RTSH kanë qenë 90% zgjedhje dhe mungojnë lajmet nga Europa dhe bota, a thua nuk ekzistojnë të tilla”, nënvizon Dones, duke thënë që duhet të krijohet një editorial i pavarur.

Në Shqipëri, sipas saj, ekziston një hendek i madh me të rinjtë, pasi ata nuk ndjehen të përfaqësuar dhe nuk dinë mirë historinë e vendit. Ndaj, sipas kandidates Dones, programet duhet të fokusohen tek të rinjtë, fëmijët, gratë, duke sjellë shqetësimet dhe problematikat e tyre, programe advok duke paraqitur problemet e grupeve të margjinalizuara si dhe programe mbi tolerancën fetare, të cilat janë të nevojshme sipas saj, duke iu referuar gjendjes në botë.

Me një eksperiencë 36 vjeçare në televizion si dhe 26 vite në Radio-Televizionin zvicerian, Dones përveçse një shkrimtare është edhe pjesë e dokumentarëve të ndryshme të realizuara. Për gati 7 vjet, ajo ka punuar me dokumentarët në Washington duke menaxhuar një kompani të madhe. Sakaq, për të, stafi I RTSH-së është i fryrë në organikë ndaj ajo nënvizoi rishikimin me zyrën juridike, si dhe i dha një rëndësi të veçantë gazetarëve investigativë, të cilët nuk do të mungojnë RTSH-së. Sipas saj, falë kontakteve që ka me njerëz jashtë, do të mund të trajnohet dhe personeli i gazetarëve, jo me buxhetin e RTSH-së.

Një tjetër kandidat që prezantoi platformën e tij, ishte edhe Kleard Duraj. Duraj nëvizoi riorganizimin e drejtuesve të marrëdhënieve me jashtë, blerjen e transmetimeve, bashkëprodhim me median e huaj.

Për Duraj, duhet ndërhyrë në çdo sektorë dhe sektori që do pësojë më shumë transformim është web dhe IT.

Kandidatët e tjerë janë :

Thoma Gëllçi

Petrit Malaj

Mirela Oktrova

Artur Zheji

Ilir Yzeiri

Anila Varfi

Elton Metaj

Skendi Drenova

Sokol Terihati

Tomi Nakuçi

Miranda Lili

Manuela Kotoni

Juliana Sinanaj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button