Princi ministër Faisal Farhan Al Saud, nga Arabia Saudite vizitë dy ditore në Tiranë
Ndërsa të shtunën ora 10:45 në Pallatin e Brigadave kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin Faisal Farhan Al Saud do të dalin në një konferencë për mediat.
Marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite janë vendosur më 02 dhjetor 1992 dhe kjo është vizita e parë e një ministri të jashtëm saudit në vendin tonë.
Ndër vite Arabia Saudite është ofruar dhe ka kontribuar në financimin e projektit të rrugës Durrës-Morinë dhe Tiranë-Elbasan, si dhe nëpërmjet Fondit Saudit të Zhvillimit një sërë projektesh të tjera në Shqipëri.
Gjatë muajit shkurt 2019, Kryeministri i Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite ku pati një takim me Mbretin Salman bin Abdulaziz Al Saud, takim ky i kurorëzuar me ratifikimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme dhe memorandumeve mirëkuptimi mes dy vendeve.
Princi Faisal është anëtar i familjes mbretërore saudite.
I lindur në Gjermani dhe i shkolluar në SHBA, Princi Faisal prej 23 Tetorit të vitit 2019 mban postin e Ministrin e Punëve të Jashtë të Arabisë Saudite.