🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,499 ▲ +1.09% ETH $2,465 ▲ +1.07% XRP $1.3974 ▲ +0.91% SOL $105.3300 ▲ +1.35%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Privohet nga liria shtetasi i Maqedonisë së Veriut në Vlorë, dyshohet për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike

Policia e Shqipërisë njofton se në Vlorë ka zhvilluar operacion ndaj një rasti për shitje të lëndëve narkotike, ku në qendër të hetimeve është një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Policia e Shqipërisë njofton se në Vlorë ka zhvilluar operacion ndaj një rasti për shitje të lëndëve narkotike, ku në qendër të hetimeve është një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Policia ka arrestuar në flagrancë 53-vjeçarin me iniciale B. L., banues në Maqedoninë e Veriut, i cili dyshohet se kishte marrë me qira një banesë në lagjen “10 Korriku” në Vlorë për fshehjen dhe përgatitjen e kokainës dhe cannabis sativa për shitje.

Gjatë kontrollit në banesë, ku u gjetën edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, u sekuestruan sasi droge, një peshore elektronike dhe tre celularë.

“Në vijim të veprimeve për rastin: u arrestua në flagrancë shtetasi B. L., 53 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut; -u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. I., 31 vjeç, banues në Vlorë dhe K. A., 27 vjeç, banues në Berat. Shtetasi maqedonas B. L. dyshohet se kishte përshtatur banesën e tij me qira, në lagjen “10 Korriku”, për fshehjen dhe përgatitjen e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në sasi të vogla për shitje. Gjatë kontrollit në këtë banesë, ku u kapën dhe 2 shtetasit e tjerë, u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike dhe 3 celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”…”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.