☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.96 ▼0.56%
ARI 4,196 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,883 ▲ +2.27% ETH $2,488 ▲ +5.26% XRP $1.3533 ▲ +3.44% SOL $107.1600 ▲ +4.73%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.96 ▼0.56 % ARI 4,196 ▲0.63 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.96 ▼0.56 % ARI 4,196 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Sporti

Mitaj: Krenari të luaj për Shqipërinë, miqësoret na shërbejnë të përmirësohemi

Në një intervistë për kanalet zyrtare të FSHF-së, Mario Mitaj ka komentuar humbjen përballë Izraelit dhe pritshmëritë që ka kombëtarja shqiptare për miqësoren e radhës ndaj Luksemburgut. Mbrojtësi ka falënderuar tifozët kuqezi për mbështetjen që i japin kombëtares në çdo ndeshje.

“Të them të drejtën për mua ishte një test pozitiv, ne bëmë një ndeshje të mirë, me shumë gjëra pozitive. Normalisht, duhet të marrim edhe gjërat negative që duhet të përmirësojmë, por besoj që thjesht duhet të sistemojmë disa gjera me trajnerin. Dhe në të ardhmen do të kemi rezultate më pozitive.

Luksemburgu? Në aspektin e cilësisë nuk janë në të njëjtin nivel si Izraeli, por besoj se do të jetë një test i mirë për ne, se do të kemi ndeshje zyrtare dhe në këtë ndeshje mund të provojmë gjëra, lojtarë të tjerë që mund të provojë trajneri. Por besoj se gjithmonë është mirë të luajmë miqësore, të shohim në çfarë gjendje jemi dhe çfarë kemi për të përmirësuar.

Për mua është gjithmonë një krenari të luaj me Shqipërinë e më pëlqen shumë kur vij këtu në Shqipëri dhe luaj se tifozët kanë ardhur gjithmonë na kanë mbështetur. Një falënderim të madha për mbështetjen që na kanë treguar gjatë çdo ndeshje”, ka thënë mes të tjerash Mitaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.