Kronika
Procedohet penalisht ish-kreu i Bashkisë së Krujës
Ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Krujës, Shkëlzen Hoxha ka nisur një procedim penal me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre në të paktën një rast.
Procedimi penal ka nisur edhe ndaj Indrit Fidës, ish-punonjës i bashkisë së Krujës dhe ndaj shtetasit Xhuma Rroshi, 61 vjeç, banor i Krujës.