☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 04 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 105.21 ▲3.21%
ARI 4,567 ▼1.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
₿ CRYPTO
BTC $78,750 ▲ +0.04% ETH $2,335 ▲ +0.54% XRP $1.3934 ▼ -0.1% SOL $83.9300 ▼ -0.19%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 105.21 ▲3.21 % ARI 4,567 ▼1.67 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 105.21 ▲3.21 % ARI 4,567 ▼1.67 %
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
04 May 2026
Breaking
Politika

Procesi i negociatave me BE, ministri Hoxha: Vijojnë normalisht, s’ka bllokim apo veto

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka sqaruar se procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian po vijon normalisht dhe pa asnjë pengesë.

Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, ai hodhi poshtë zërat për bllokim apo vendosje vetoje nga ndonjë shtet anëtar, duke theksuar se progresi i vendit është vlerësuar në mënyrë të përsëritur nga Komisioni Europian dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Hoxha tha se pretendimet për bllokim nuk qëndrojnë dhe se ritmi i negociatave përcaktohet nga presidenca dhe shtetet anëtare, të cilat marrin kohën e nevojshme për dokumente të rëndësishme që po aplikohen për herë të parë me këtë metodologji.

“Në debatin publik është pretenduar se procesi është bllokuar, e vende të caktuara kanë vënë veton, pretendojnë për 9 të tilla dhe në tërësi është avancuar një ide se Shqipëria ka ngecur dhe nuk po avancon. Duke mirëkuptuar interesin e veçantë për këtë çështje dhe duke respektuar debatin publik, dua të përsëris shumë qartë dhe me përgjegjësi: këto pretendime nuk qëndrojnë! Nuk ka patur dhe nuk ka bllokim, nuk ka patur dhe nuk ka veto nga asnjë shtet anëtarë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Procesi vijon normalisht. E ka thënë edhe delegacioni i BE në Tiranë sepse progresi i dukshëm i vendit në negociata është theksuar në mënyrë të përsëritur disa herë nga komisionerja Kos dhe nga përfaqësuesja e lartë zv.presidentja Kallas. Duhet të mbajmë parasysh që ritmi i procesit përcaktohet nga dy elementë: presidenca dhe shtete anëtare të BE. Ata do të marrin kohën sa ta shohin të arsyeshme për një dokument që është thelbësor për procesin dhe bëhet për herë të parë në këtë formë dhe me këtë metodologji”, theksoi ministri.

Ai nënvizoi se thelbësore mbetet puna e brendshme dhe rezultatet e reformave, duke shtuar se Shqipëria duhet të vijojë me seriozitet dhe durim për të përmbushur angazhimet e saj.

Sipas ministrit, objektivi është i qartë: nënshkrimi i traktatit të anëtarësimit gjatë vitit 2028 dhe anëtarësimi i plotë në BE në horizontin e vitit 2030.

“Ajo që është thelbësore është puna dhe rezultatet tona dhe duhet të vijojmë me durim në atë që dimë të bëjmë më mirë që janë reformat dhe për të përmbushur angazhimet. Objektivi ynë është i qartë, të bëjmë pjesën tonë me seriozitet, të ecim përpara në përputhje me ambicien tonë dhe planin e përbashkët me Komisionin Europian që është bërë i ditur dhe deri më tani ka funksionuar në mënyrë maksimale, pra për të bërë të mundur nënshkrimin e traktatit të anëtarësimit gjatë vitit 20258 dhe për ta çuar Shqipërinë në Europë në horizontin e vitit 2030”, tha Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.