☁️
Tiranë 12°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,809 ▲ +0.37% ETH $2,063 ▲ +0.92% XRP $1.3186 ▲ +0.42% SOL $79.5100 ▲ +0.63%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria dërgon për gjykim shtetasin që tentoi të vriste 4 policë në Sarandë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Taulant Xhini, i akuzuar për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese të punonjësit të policisë, mbetur në tentativë”, në bashkëpunim.

Ngjarja për të cilën akuzohet 28-vjeçari ka ndodhur më 27 prill të vitit të kaluar në fshatin Shëndëlli, në zonën pranë Butrinit, në Sarandë, kur disa oficerë të Policisë së Sarandës kishin marrë detyrë të arrestonin shtetasin Xhini, i cili në atë kohë ishte në kërkim, i akuzuar për veprën penale të “vrasjes me dashje”, të mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”.

Pasi kryen vëzhgimin për disa orë dhe nuk gjetën gjurmë të Xhinit, në momentin që grupet operacionale po largoheshin nga rrethimi, kundër 4 prej oficerëve të policisë janë drejtuar disa breshëri armësh. Fatmirësisht, plumbat e drejtuar oficerëve të policisë dëmtuan vetëm mjetet në të cilat ata sapo kishin hipur. Menjëherë pas sulmit me armë, forcat policore kanë marrë pozicion sulmi, por ndërkohë agresorët ishin larguar.

Hetimi për të pandehurin Xhini është kryer në mungesë, pasi deri në këtë moment nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.