🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,560 ▼0.23%
DOW 46,384 ▼0.39%
NASDAQ 21,781 ▼0.27%
NAFTA 111.56 ▲11.43%
ARI 4,678 ▼2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,753 ▼ -2.13% ETH $2,050 ▼ -3.85% XRP $1.3023 ▼ -3.54% SOL $78.8100 ▼ -6.31%
S&P 500 6,560 ▼0.23 % DOW 46,384 ▼0.39 % NASDAQ 21,781 ▼0.27 % NAFTA 111.56 ▲11.43 % ARI 4,678 ▼2.81 % S&P 500 6,560 ▼0.23 % DOW 46,384 ▼0.39 % NASDAQ 21,781 ▼0.27 % NAFTA 111.56 ▲11.43 % ARI 4,678 ▼2.81 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Trafiku i heroinës Turqi-Shqipëri, në gjyq 5 të akuzuar

Prokuroria për Krimet e Rënda dërgon për gjykim pesë persona, pjesë e një rrjeti trafiku ndërkombëtar të drogës. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se të akuzuarit janë Albert Shkëmbi, Kleanthi Agolli, Marsel Morava, Manjola Terolli dhe Eleni Xhafa.

Hetimet nisën një vit më parë, kur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës u kap duke hyrë nga Greqia në Shqipëri, me 0.5 kg heroinë, Eleni Xhafa. Hetimet e mëvonshme zbardhën edhe personat e tjerë të implikuar dhe rrugën e rrjetit të trafikimit të heroinës.

Albert Shkëmbi si drejtuesi i grupit, trafikonte heroinë nga Turqia, duke e transportuar nëpërmjet Shqiëprisë në vendet e Evropës Perëndimore, ose e shiste në vendin tonë. Morava, Agolli dhe Terolli e ndihmonin në gjetjen, magazinimin dhe shitjen e heroinës, ndërsa Eleni Xhafa ishte në rolin e transportueses. Kjo veprimtari drejtohet dhe financohet nga Albert Shkëmbi.

“Ky shtetas, pasi siguron lëndën narkotike në Turqi, e trafikon në Shqipëri nëpërmjet teritorit të Maqedonisë ose Greqisë. Cilësia e lëndës, shikohet dhe kontrollohet nga i pandehuri Marsel Morava, i cili bashkëpunon ngushtë me të pandehurin Kleanthi Agolli. Lënda narkotike e siguruar në Turqi, transportohet nga shtetas shqiptarë të ndryshëm, të cilët rekrutohen nga te pandehurit Albert Shkëmbi dhe Marsel Morava. Pasi personat të cilët bien dakort të kryejnë transportimin e lëndës narkotike nga Turqia për në Shqipëri, kundrejt shumave të parave nga 300 euro deri 500 euro, shoqërohen nga shtetasi Albert Shkëmbi dhe Marsel Morava për në Turqi. Në Turqi, u jepej lënda narkotike instruktohen për mënyrën e lëvizjes, kohën dhe vendin ku do të dorëzojnë lëndën narkotike në Shqipëri. Itinerari i lëvizjes së transportuesve është Turqi-Greqi-Maqedoni-Shqipëri dhe zakonisht lënda fshihet në trup të personave transportues. Më pas ai shet brenda teritorit të Shqipërisë ose e trafikon jashtë saj”, shpjegon mekanizmin Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.