🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.83 ▲6.7%
ARI 4,667 ▼3.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,645 ▼ -3.02% ETH $2,049 ▼ -4.06% XRP $1.3121 ▼ -3.21% SOL $79.2600 ▼ -5.34%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.83 ▲6.7 % ARI 4,667 ▼3.04 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.83 ▲6.7 % ARI 4,667 ▼3.04 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, konfiskon pasuritë e Kelmend Balilit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur konfiskimin e pasurive të Kelmend Balilit, i cili njihet si “Eskobari i Ballkanit”.
GJKKO ka vendosur që të sekuestrojë 17 apartamente  në qytetin e Sarandës, me sipërfaqe nga 40 m2 deri në 91 m2.

Po ashtu është sekuestruar edhe një truall me sipërfaqe 1716.91 m2, në qytetin e Sarandës, si dhe objekti ‘Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve’ 4+1 kate. GJKKO Balilit i ka sekuestruar edhe një truall tjetër me sipërfaqe 11.994 m2, në qytetin e Sarandës.

Konfiskim bëhet me qëllim kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% .

Njoftimi: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcaktimet e ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar), ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.18, datë 21.09.2020, vendosi :

⦁ Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive si më poshtë :

⦁ Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.
⦁ Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.
⦁ Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

⦁ Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:

⦁ Apartament me sipërfaqe 53.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 91 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Njësi me sipërfaqe 120 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 66 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 72.5 m2

Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.