☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,817 ▲0.31%
DOW 47,944 ▲0.43%
NASDAQ 22,808 ▲0.49%
NAFTA 85.06 ▼10.25%
ARI 5,235 ▲2.57%
S&P 500 6,817 ▲0.31 % DOW 47,944 ▲0.43 % NASDAQ 22,808 ▲0.49 % NAFTA 85.06 ▼10.25 % ARI 5,235 ▲2.57 % S&P 500 6,817 ▲0.31 % DOW 47,944 ▲0.43 % NASDAQ 22,808 ▲0.49 % NAFTA 85.06 ▼10.25 % ARI 5,235 ▲2.57 %
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Prokurorja Liljana Spasevska u emërua prokurore publike e Maqedonisë

Prokurorja Liljana Spasevska është emëruar ushtruese e detyrës prokurore publike e Republikës së Maqedonisë në vendin e Marko Zvërlevskit, kur Kuvendi më 17 të këtij muaji e shkarkoi nga funksioni.

Vendimi është marrë në seancën e sotme të Këshillit të prokurorëve publikë. Spasevska do ta kryejë funksionin deri në zgjedhjen e prokurorit të ri publik të RM-së.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 22 gusht i ka propozuar Kuvendit që ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror publik.

Në pajtim me nenin 41 nga Ligji për prokurorinë publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpall emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetë zyrtare e Republikës së Maqedonisë” dhe të paktën në dy gazeta, prej të cilëve një prej gazetave që publikohet në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind nga qytetarët, të cilët e flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase.

Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes në “Gazetën zyrtare”.

Këshilli i prokurorëve publikë, megjithatë, ka afat prej 15-të ditëve nga dita e pranimit të dokumenteve të japë mendim pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Mandati për prokuror publik shtetëror është gjashtë vite me të drejtë të emërimit të sërishëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.