Politika

Protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë vërshojnë në Tiranë

Mijëra qytetarë janë nisur nga të gjitha rrethet e vendit për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita në Tiranë. Protestuesit janë organizuar me automjete transporti të veçanta të vëna në dispozicion nga PD, por edhe me autoveturat e tyre.

Arkiv
Arkiv

Policia ka ngritur postblloqe në daljet e të gjitha qyteteve dhe po ushtron kontrolle. Protesta do të nise në orën 11 në sheshin Skënderbej dhe do të vijojë para kryeministrisë, ku kryetari i PD, Lulzim Basha do të mbajë edhe një fjalim. Njëkohësisht deputetët e PD pritet të vijojnë betejën në kuvend për largimin e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Parlamentit. Një pjesë e protestuesve mendohet se do të jetë para parlamentit.

Do të jetë një protestë pasqësore, ka paralajmëruar lideri i opozitës. Lulzim Basha e përmendi disa herë këtë fakt gjatë ditës së djeshme për të hedhur poshtë lajme që po përhapeshin nga Partia Socialiste se protesta do të ishte e dhunshme. “Thirrjet e Sali Berishës dhe të oficerëve të Shqup-it nxisin dhunën ndaj institucioneve”, do të deklaronte dje Taulan Tablal, i cili foli për “orvatje kriminale për të destabilizuar vendin”. Pak minuta pas tij, Policia e Shtetit deklaroi se kishte informacine për persona që mund të kryenin akte të paligjshme gjatë protestës. Në mediat onlinë nisën të qarkullonin lajme që flisnit për skenarë dhune. Dikush shkruante për informacione të SHISH se 80 persona me precedentë kriminalë nga Shkodra do të ishin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një tjetër lajm i  sajuar nisi të qarkullonte në rrjetet sociale: bëhej fjalë për një foto-montazh me titra të ABC Neës, sipas të cilit Ministria e Arsimit kishte dhënë udhër për mbylljen e shkollave, për të krijuar idenë se protesta do të jetë e dhunshme.

Pati disa orvatje për të krijuar një situatë të tensionuar. Për këtë arsye lideri i pozitës u detyrua disa herë gjatë ditës t’u drejtohet qytetarëve duke u thënë se protesta do të ishte paqësore, se krimi dhe kriminelët nuk kishin vend në radhët e protestuesve opozitarë, por ishin në qeveri dhe radhët e saj. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, mbajti edhe një konferencë për shtyp për të treguar se skenarët e dhunës për të cilët flet mazhoranca, ishin imagjinatë e lindur nga paniku që ka mbërthyer krerët e mazhorancës, Ramën e Metën.

Policia ka nisur kontrollet ndaj pjesëmarrësve në protestë prej orëve të para të mëngjesit, që në qytetet nga janë nisur. Deri tani nuk ka asnjë të ndaluar për mbajtje të sendeve të paligjshme. Opozita e ka bërë publike axhendën e këtij tubimi. Do të jetë një marshim nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, ku Lulzim Basha do të mbajë një fjalim. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, pra nisjes së seancës në parlament foli për skenarë të Ilir Metës e Edi Ramës për të provokuar protestuesit. Ai i bëri thirrje policisë të lejojë qytetarët të marrin pjesë në protestë dhe të mos i pengojnë nëpër postblloqe, si dhe të mos i provokojnë ata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button