🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,486 ▼ -0.63% ETH $2,052 ▼ -1.13% XRP $1.3075 ▼ -0.88% SOL $79.2800 ▲ +0.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Protesta e PD-së të enjten, paqësore apo e dhunshme?

Opozita ka thirrur të gjithë qytetarët në një protestë ditën e enjte për të kërkuar dorëheqjen e kreut të Parlamentit, Ilir Meta, që nga deklaratat e deritanishme të bëra nga PD-ja parashikohet të jetë paqësore.

Arkiv
Arkiv

Nga burime brenda PD-së, mësohet se protestuesit me pankarta në duar do nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar drejt institucioneve kryesore Kryeministri, Kuvend. Nisur nga protestat e kaluara të opozitës, mendohet se protesta do të jetë paqësore, por nga ana tjetër, deklarata të tipit “protesta do e tejkalojë opozitën”, lënë vend për aludime.

Nisur nga zhvillimet, institucionet dhe organet e rendit po përgatiten për çdo skenar të protestës që pritet të jetë më e madhja.

Një e përditshme pranë qeverisë thotë se ka një skenar të dhunshëm, që ka shqetësuar diplomatët e huaj. Disa media të tjera thonë se ka një skenar për të bllokuar deputetët e mazhorancës brenda në Kuvend.

Nga burime brenda PD-së, pohohet se për ditën e enjte është bërë një skenar i hapur: marshim, pankarta, brohoritje, fjalime, thirrje dhe ndoshta përplasje të vogla me policinë, që do të shkojnë drejt ashpërsimit. Ndërsa pjesa tjetër e manifestimit do të jetë më pas: bllokimi i kryeministrisë, selisë së Kuvendit dhe më pas edhe të parlamentit. Synimi është që të ketë bllokim disa ditor, në mënyrë që Meta as të futet dhe as të mos dalë nga zyra dhe po ashtu edhe strukturat e qeverisë, jo vetëm të kryeministrisë, të jenë të bllokuara.

Por nga ana tjetër edhe qeveria është e përgatitur për çdo zhvillim, duke rritur gatishmërinë. Gjithashtu mësohet se do të ketë përballë protestuesve edhe mbështetës dhe popull krah mazhorancës që do marrë përsipër mbrojtjen e institucioneve.

Lidhur me protestën e së enjtes do të ketë edhe një takim të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, me liderë të opozitës për t’i bërë të qartë se nuk do të ketë përkrahje nëse demonstrata kalon në dhunë dhe nëse ajo do të përpiqet të bllokojë jetën politike dhe ekonomike të vendit.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës do të miratojnë sot një një plan masash për tju përgjigjur çdo situate që mund të krijohet nga protestat e opozitës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.