☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.85 ▲0.82%
ARI 4,551 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $77,002 ▼ -1.46% ETH $2,121 ▼ -2.96% XRP $1.3863 ▼ -2.3% SOL $84.7900 ▼ -2.29%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.85 ▲0.82 % ARI 4,551 ▼0.24 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.85 ▲0.82 % ARI 4,551 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Politika

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

Plot 305 amendamente janë kërkuar nga një grup deputetësh të Parlamentit Europian, lidhur me projekt-raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, pasi ata e shohin me shqetësim klimën e polarizuar në Parlamentin e vendit tonë. Nga këto, 26 amendamente janë dorëzuar nga Partia Popullore Europiane.

Kështu, mes shumë amendamentesh, bien në sy ato që lidhen me klimën në Parlament si dhe Reformën në Drejtësi, për çështjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku apo me protestat e opozitës.

“Shpreh shqetësim për polarizimin politik të vazhdueshëm dhe diskursin konfrontues politik, që minojnë mbikëqyrjen parlamentare, besimin e publikut dhe funksionimin efektiv të institucioneve demokratike; rikujton se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale.”, është shprehur  raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder dhe 5 eurodeputetë të tjerë Adnan Dibrani, Tonino Picula, Matjaž Nemec, Thijs Reuten, Marco Tarquinio, në amendamentin numër 84.

Ndërkohë Amendamenti 114 , po sipas Schieder, thekson se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe, pavarësisht përparimeve në kuadrin ligjor dhe institucional, “Shqipëria duhet të konsolidojë më tej rezultatin e hetimeve, ndjekjeve dhe dënimeve përfundimtare, sidomos në rastet e korrupsionit në nivele të larta; mirëpret miratimin e ligjeve kyçe anti-korrupsion, përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve dhe konfliktin e interesit, dhe kërkon zbatimin e tyre të plotë”.

Mes të tjerash, amendamenti 253 nga Andreas Schieder, “përgëzon Shqipërinë për përputhjen e saj të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, përfshirë masat kufizuese, angazhimin e vazhdueshëm në misionet dhe operacionet CSDP, dhe rolin konstruktiv në promovimin e stabilitetit rajonal; mirëpret bashkëpunimin e zgjeruar mbi sigurinë dhe mbrojtjen përmes Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes BE-Shqipëri”.

Ndërkohë, në amendamenti 111, eurodeputeti Ivaylo Valchev, thekson se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe se, pavarësisht përparimeve në kuadrin ligjor dhe institucional, Shqipëria duhet të konsolidojë më tej rezultatet e hetimeve, ndjekjeve dhe dënimeve përfundimtare, veçanërisht në rastet e korrupsionit në nivele të larta.

“Shpreh keqardhje për vendimin e kryetarit të Kuvendit për të shtyrë votimin parlamentar mbi heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, rikujton se ky vendim është arbitrar dhe pa bazë ligjore; i bën thirrje Kuvendit që të trajtojë çështjen e heqjes së imunitetit të Zëvendëskryeministres Balluku pa vonesë.”, thotë Valchev.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit të jashtëm në Parlamentin Evropian, David McAllister, i cili ka paraqitur 6 amendamente, në atë numër 100, thekson se mirëpret vazhdimin e procesit të Reformës në Drejtësi, përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që ka kontribuar në rritjen e përgjegjshmërisë dhe integritetit në sistemin gjyqësor.

Por ai “vëren sfida të vazhdueshme për efikasitetin gjyqësor, grumbullimin e çështjeve, qëndrueshmërinë e jurisprudencës dhe përpjekjet për ndikim të padrejtë; mirëpret gjithashtu punën e vazhdueshme të institucioneve të specializuara anti-korrupsion dhe kundër krimit të organizuar, përfshirë SPAK, duke kërkuar pavarësinë e tyre, resurset adekuate dhe kapacitetin operativ”.

Kujtojmë se më 26 shkurt, në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, u prezantua draft-raporti për progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt unionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.