🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,406 ▲0.3%
DOW 50,786 ▼0.16%
NASDAQ 25,930 ▲0.86%
NAFTA 91.28 ▼0.02%
ARI 4,354 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,520 ▲ +2.83% ETH $1,696 ▲ +4.09% XRP $1.1768 ▲ +4.25% SOL $67.2200 ▲ +4.02%
S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 91.28 ▼0.02 % ARI 4,354 ▼0.22 % S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 91.28 ▼0.02 % ARI 4,354 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
09 Jun 2026
Breaking
Politika

Vokshi: Protesta nuk shuhet me fillimin e Botërorit, tani duhet t’i drejtohen me kërkesa Parlamentit

Analisti Indrit Vokshi e konsideron protestën në Tiranë si një lëvizje që ka kaluar përtej dimensionit politik dhe është shndërruar në një hapësirë socializimi për qytetarët.

Sipas tij, protesta ndodhet ende në fazën e emocionit dhe entuziazmit, ku pjesëmarrësit po ndërtojnë një komunitet të përbashkët rreth kauzës së tyre.

I pyetur se a mund të prodhojë një presion real kjo lëvizje mbi qeverinë, Vokshi thekson se për të pasur ndikim real politik, protesta duhet të kalojë në një fazë të re dhe të përcaktojë një objektiv konkret.

“Ajo duhet të prodhojë diçka dhe duhet të shkojë në atë rrugën e duhur. Tani është në fazën e emocionit dhe të entuziazmit. Është në fazën e emocionit. Shqiptarët janë njohur me njëri-tjetrin aty si hapësirë socializimi në atë protestë, kanë nisur dhe të bëhen miq për shkak të protestës, pra të flasin dhe të komunikojnë. Pra, protesta është kthyer në një institucion social. Dhe kur ta kalojë këtë fazën e emocionit, duhet të ketë një detyrë politike. Duhet të bëjë vetëm një gjë: t’i bëjnë shantazh dhe kërkesë Parlamentit të Shqipërisë”, tha Vokshi.

Ai argumenton se vetëm përmes institucioneve mund të arrihen ndryshime politike dhe se protesta duhet të fokusohet në ushtrimin e presionit qytetar ndaj deputetëve dhe partive politike.

Indrit Vokshi veçon protestën e paralajmëruar me datë 10 mbi pjesëmarrjen e diasporës si një moment kyç që mund t’i japë një shtysë të re lëvizjes, duke shtuar se protesta nuk do të zbehet nga zhvillime të tjera siç është Botërori.

“Duhet më masivitet. Data e protestës kombëtare dhe ardhjes së diasporës ka për të qenë diçka shumë e fortë dhe shumë e fuqishme, e cila do të hapë një rrugë të re për këtë protestë dhe do t’ia hapë rrugën drejt suksesit. Njerëzit aty janë të zgjuar në protestë, e kuptojnë se mbrëmë kanë arritur një fitore me masivitet dhe nuk janë të gatshëm ta lëshojnë këtë fitore.

Po thonë që do të shuhet kur të luhet Botërori, por nuk do të shuhet me Botërorin”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.