Zgjedhjet lokale 2015

Ministrja Kumbaro i uron fitoren Voltana Ademit në Shkodër: Pres të bashkëpunojmë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i ka uruar fitoren Voltana Ademit, kandidates së djathtë për Bashkinë e Shkodrës.

Në profilin e saj në Facebook, znj. Kumbaro thekson se dy zonjat, Voltana Ademi dhe Keti Bazhdari vendosën një standard të ri emancipues,”modeli i zonjave që konkurrojnë me aftësitë e tyre, dhe jo thjesht se u hapet një vend në kuotat gjinore”.

Muzeu “Marubi”, për të cilin ka nisur ndërtimi dhe Teatri “Migjeni” janë dy projektet, për të cilat ministrja pret bashkëpunimin e kryetares së re të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

“Dhe tani që gara mbaroi, dua sinqerisht t’i uroj Voltanës, kryetares së re të Bashkisë së Shkodrës, mirëseardhjen në projektet tona të përbashkëta, sidomos në dy projektet madhore: Muzeu ‘Marubi’ që tashmë ka filluar ndërtimin dhe Teatrin ‘Migjeni’ restaurimi i të cilit po pret nënshkrimin e Voltanës! Punë të mbarë të përbashkët në rrugën e Kulturës!”, shkruan ministrja Kumbaro, e cila e shoqëron postimin me një foto të takimit të dy kandidateve Ademi dhe Bazhdari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button