☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.40 ▼4.53%
ARI 3,914 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,868 ▼ -0.11% ETH $2,286 ▲ +0.71% XRP $1.2508 ▼ -0.34% SOL $94.0100 ▼ -1.37%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.40 ▼4.53 % ARI 3,914 ▲0.38 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.40 ▼4.53 % ARI 3,914 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Protestë në Vaun e Dejës pas vdekjes së dy të rinjve, motra e Sokol Prekës: Shkuan për të pirë kafe dhe nuk u kthyen më

Banorë të Vaut të Dejës kanë protestuar pranë qendrës shëndetësore të zonës, pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën dy të rinj, David Deda dhe Sokol Preka, pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike në fshatin Karmë.

Protestuesit kanë ngritur shqetësimin për vonesën e ambulancës, duke pretenduar se mjeti i urgjencës ka mbërritur rreth 1 orë e 30 minuta pas njoftimit. Sipas tyre, kjo vonesë ka qenë fatale për jetën e dy të rinjve.

Në protestë ishte edhe motra e Sokol Prekës, e cila, mes lotësh, akuzoi sistemin shëndetësor për mungesën e reagimit në kohë.

“Sot vdiqën dy vëllezër, Sokoli dhe Davidi. Dolen për të pirë kafe dhe dolën të vdekur. Spitali i Vaut të Dejës nuk ekziston, nuk ka ndihmë e asgjë. Të shkojë familjari të gjejë duke vdekur të afërmin e tij. Duam drejtësi për djemtë që vdiqën atje. Shkuan për një kafe dhe nuk na u kthyen më…”, u shpreh ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një lokali në Karmë të Vaut të Dejës, ku David Deda, 46 vjeç, dhe Sokol Preka, 40 vjeç, humbën jetën tragjikisht pas kontaktit me energjinë elektrike.Banorët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pretendimet për vonesën e ambulancës pritet të verifikohen nga institucionet përgjegjëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.