🌫️
Tiranë 24°C · Mjegull 01 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 90.63 ▲5.68%
ARI 4,375 ▼2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $77,428 ▼ -1.87% ETH $2,420 ▼ -2.19% XRP $1.3530 ▼ -2.58% SOL $100.1000 ▼ -3.56%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.63 ▲5.68 % ARI 4,375 ▼2.37 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.63 ▲5.68 % ARI 4,375 ▼2.37 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Opinion

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

Nga Ylli Manjani

Është njoftuar se Sali Berisha do të udhëtojë këto ditë drejt Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në një event politik të republikanëve në Teksas.

Nuk kam ndër mend t’i hyj debatit nëse iu hoq apo jo “non grata”, nëse mori apo jo vizë, apo nëse ajo vizë u dha për arsye shëndetësore apo politike. Më duket një debat pa asnjë vlerë. Po aq pa vlerë dhe e pakuptimtë sa ishte shpallja “non grata” e një politikani që në atë kohë nuk mbante më asnjë funksion shtetëror e as politik, po aq i pakuptimtë sa ndëshkimi diplomatik i një superfuqie ndaj partisë kryesore opozitare të një vendi të vogël, që lufton për mbijetesë politike.

Nuk kam qenë kurrë dakord me këtë qasje. As Berisha, as Partia Demokratike dhe, në përgjithësi, asnjë politikan shqiptar nuk është njohur ndonjëherë si armik i politikës amerikane. Përkundrazi, problemi ynë ka qenë gjithmonë i kundërt sepse kemi pasur politikë dhe politikanë tepër vasalë ndaj Amerikës. As në mendim nuk kemi politikanë kërcënues të saj. Prandaj ndërhyrjet amerikane në politikën shqiptare, përmes “non gratave”, më janë dukur gjithmonë të padrejta dhe krejtësisht joproporcionale.

Por këtë argument po e lë mënjanë. E kam përmendur edhe herë të tjera dhe nuk dua të përsëris veten.

Ajo që më tërheq vëmendjen sot është diçka tjetër.

Kryetari i Partisë Demokratike po shkon të marrë pjesë në një aktivitet të republikanëve amerikanë, pikërisht në një moment kur, sipas shumicës së sondazheve në SHBA, Partia Republikane atje po përballet me një rënie serioze elektorale dhe me një klimë të vështirë politike. Me pak fjalë, Berisha po udhëton nga gropa elektorale e Partisë së Tij Demokratike drejt gropës elektorale të aleatëve të tij amerikanë, që dhanë një vizë.

Tani, shkon për shkëmbim përvoje mbi humbjet, apo për një qokë politike mes humbësish, nuk e di ta them. Por për diçka të kësaj natyre duket se po mundohet tashmë 82 vjeçari Berishë deri matanë.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt, se kjo vizitë nuk ngjall asnjë pritshmëri politike për Shqipërinë. Nuk sjell ndonjë zhvillim të ri në marrëdhëniet me SHBA, nuk ndryshon asgjë në opozitën shqiptare dhe nuk prodhon ndonjë interes publik real.

Ndoshta i vetmi kuriozitet që ngjallet është krejt praktik: a do ta njohë policia kufitare amerikane vizën që i ka dhënë konsullata e vet në Tiranë? Kaq. Pjesa tjetër është më shumë spektakël rrjetesh sociale sesa politikë.

Për mua do të kishte qenë shumë më interesante skenari që, Berisha ta merrte vizën dhe t’i thoshte Amerikës: “Nuk vij. Pas gjithçkaje që më bëtë mua dhe opozitës politike të një vendi vasal ndaj, nuk e shkel më tokën tuaj.”

Ky do të ishte një akt me peshë politike, qoftë edhe simbolike. Por ky skenar nuk duket se i ka kaluar ndonjëherë në mendje.

Ndaj, deri në provën e së kundërtës, kjo vizitë më ngjan më shumë si një qokë humbësish sesa si një fitore politike. Si një vizitë turistike, me justifikim mjeksor-politik, nëpër gropat elektorale të njëri-tjetrit.

Rrugë të mbarë. Por, për të thënë të vërtetën, republikanët sot duken në hall për vete.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.