⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,466 ▼ -0.28% ETH $2,246 ▲ +0.92% XRP $1.2484 ▼ -0.75% SOL $95.5500 ▼ -1.4%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Plagosja dhe rrëmbimi i Milan Vukasinoviqit, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Vidosav Mitroviqit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj Vidosav Mitroviqit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në plagosjen dhe rrëmbimin e Milan Vukashinoviqit më 1 nëntor 2025 në Leposaviq.

Mitroviqi akuzohet për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, gjatë paradites së 1 nëntorit 2025, Mitroviqi dyshohet se kishte fotografuar automjetin e Vukashinoviqit pranë shtëpisë së tij dhe fotografitë ia kishte përcjellë një personi me inicialet A.F.

Më pas, Vukashinoviqi ishte kontaktuar dhe ishte dakorduar që të shkonte në një lokacion në fshatin Kapuricë të Leposaviqit, kinse për të blerë mjaltë.

Sipas Prokurorisë, pasi ai ishte nisur me automjetin e tij “Niva”, Mitroviqi e kishte njoftuar përmes telefonit A.F.-në se Vukashinoviqi ishte nisur në drejtim të kufirit.

Në lokacionin e caktuar, sipas aktakuzës, persona të panjohur e kishin plagosur dhe rrëmbyer Vukashinoviqin, duke e dërguar më pas në territorin e Serbisë.

Rasti i Vukashinoviqit kishte çuar në arrestimin e Mitroviqit në dhjetor të vitit 2025. Në atë kohë, Policia e Kosovës kishte njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ishin gjetur e sekuestruar një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë dhe një tytë arme, krahas nëntë telefonave, një laptopi dhe dokumenteve.

Edhe atëherë, avokati i Mitroviqit, Dejan Vasiq, kishte deklaruar se klienti i tij i kishte mohuar akuzat dhe kishte dhënë alibi për kohën e ngjarjes.

Në aktakuzën e ngritur tash, Prokuroria thotë se në shtëpinë e Mitroviqit në fshatin Leshak janë gjetur edhe një armë gjahu dytytëshe, një tytë e armës së gjatë, një jelek gjuetie me 28 fishekë dhe 11 fishekë të tjerë të armës së gjatë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që Mitroviqi të shpallet fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.