Politika

PS, analizë për “Bastin e Kuçit”/ Rama kërkon llogari se përse nuk u arrit maksimumi 78 mandate në zgjedhje

Edi Rama mundi të fitojë vetëm pjesën e parë të bastit publik, firmosur në atë që e quajti “Memorandumi Kuçit” duke fituar 74 mandate nga 78 që synonte si objektiv maksimal, në zgjedhjet e 25 Prillit.
Por Edi Rama është i pakënaqur që mandatin e tretë nuk e fitoi me maksimumin e bastit të Kuçit. Pakënaqësitë ia ka shprehur pas dyerve të mbylla të PS, edhe me zë të lartë, atyre që maksimalizuan votën personale, por jo atë të PS. Ndërsa publikisht siç edhe e deklaroi në Asamblenë Kombëtare, kërkon analizë të çdo kutie votimi të 25 Prillit.

Paraditen e kësaj të marte, këtë ia kërkoi edhe të besuarve të tij shumica ish ministra, ulur në tryezën e sekretariatit socialist, gjë e cila u pohua edhe nga noteri “Memorandumit të Kucit”, Damian Gjiknuri tashmë i graduar si sekretar i përgjithshëm i PS.

Gjiknuri: Në fillim me analizat post-zgjedhore, të cilat janë shumë të nevojshme për të marrë një “feedback”real nga terreni, por njëkohësisht edhe për të ristrukturuar partinë, në një mënyrë të tillë që të përballojë sfidat në mandatin e tretë. Analiza do të zgjasë deri në fund të vitit. Fillimi i vitit do e gjejë Partinë Socialiste me një statut të ri dhe ri-organizim të ri për t’iu përgjigjur sfidave që kërkon mandati i tretë.

Socialistët kanë nisur të mendojnë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërsa synimet i kanë edhe për mandatin e katërt. Për këtë arsye ajo që u quajt rilindje e dytë e PS nisi me emërimet e reja të sekretariatit dhe rokadën e drejtuesve politik të partisë në 12 qarqe.

Rilindja e dytë e Edi Ramës synon edhe rifreskimin e elektoratit tradicional, me mbështetës të rinj, për mos ta kthyer PS siç tha vetë ai në një azil pleqsh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button