Kronika

PS: Cubi nuk është dënuar. Në incident nuk ishte agresori, por viktima

aaaPas akuzave të Partisë Demokratike në adresë të kryetarit të ri të Partisë Socialiste, Martin Cubi, ka reaguar selia rozë, e cila thekson se Martin Cubi, në cilësinë e kryetarit të Komunës Pult nuk ka qenë agresori, por viktima e një sulmi të rëndë fizik ndaj tij, gjatë periudhës kur ushtronte detyrën në vitin 2009.
Si rezultat i sulmit, Martin Cubi ka mbetur i plagosur dhe ka përdorur një armë të regjistruar, me leje, për t’u vetëmbrojtur.
“Qoftë vendimi i gjykatës në shkallën e parë, qoftë vendimi i formës së prerë në apel e kanë nxjerrë ish-kryetarin e Komunës të pafajshëm, duke konfirmuar faktin se arma ka qenë me leje dhe është përdorur vetëm për qëllime vetëmbrojtëse. Për më tepër, është e pavërtetë që personi në fjalë është emëruar në krye të Partisë Socialiste Shkodër, por ai mban detyrën e koordinatorit të PS-së për ish-komunat e Shkodrës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Partisë Socialiste, i cili mbyllet me ftesën drejtuar Partisë Demokratike dhe partive të tjera që të marrin shembullin e PS, e cila në procesin e brendshëm zgjedhor në parti do të zbatoje ligjin e sapovotuar me konsensus për integritetin e figurës së çdo të zgjedhuri dhe çdo punonjësi të administratës publike.
“Asnjë individ që preket nga kriteret e ligjit në fjale, nuk do të mund të zgjidhet brenda strukturave të Partisë Socialiste, as drejtues i PS-së në njësitë vendore dhe as delegat i Kongresit të saj”, mbyllet reagimi i Partisë Socialiste.
Pas kësaj, ka reaguar dhe vetë Martin Cubi, i cili me anë të një njoftimi për mediat akuzon Alibeajn se gënjen dhe disinformon publikun. Më tej, Cubi ka shpjeguar ngjarjen, të cilës Alibeaj i referohet duke theksuar se dy gjykatat e kanë shpallur të pafajshëm në kohën kur ministër i Drejtësisë ishte vetë Enkelejd Alibeaj. E në fund të deklaratës së tij, Martin Cubi bën të ditur se për këto gënjeshtra, do të përballet në Gjykatë me Enkelejd Alibeajn për shpifje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button