☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.99 ▼2.36%
ARI 4,774 ▲2.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,269 ▲ +2.31% ETH $2,124 ▲ +3.51% XRP $1.3526 ▲ +2.77% SOL $82.8500 ▲ +2.45%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.99 ▼2.36 % ARI 4,774 ▲2.03 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.99 ▼2.36 % ARI 4,774 ▲2.03 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Putin takon Asadin në Moskë

Presidenti sirian Bashar al-Asad fluturoi drejt Moskës të martën për t’u takuar me homologun rus Vladimir Putin në atë që mendohet se është i pari udhëtim i tij jashtë vendit qysh prej fillimit të luftës në vitin 2011.

“Presidenti i Republikës Arabe të Sirisë, Bashar al-Asad, pati një vizitë pune në Moskë dje pasdite dhe bisedoi me presidentin rus Vladimir Putin”, deklaroi të mërkurën Dmitri Peskov, një zëdhënës i Kremlinit.

Ndërkohë Presidenca siriane konfirmoi se Asadi ishte në Moskë për një vizitë një ditore dhe se ishte rikthyer në Damask.

Në takim Putin tha se ishte shpresëplotë për arritjen e një zgjidhjeje për konfliktin në Siri, ku Rusia po bombardon nga ajri qysh prej fundit të shtatorit.

“Besojmë se mund të arrihet një marrëveshje afatgjatë mbi bazën e zhvillimeve të fundit ushtarake dhe përparimit politik me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike, etnike e fetare. Por ky vendim i takon vetëm popullit sirian. Siria është një vend miqësor dhe ne jemi gati ta mbështesim jo vetëm ushtarakisht, por edhe politikisht”, tha Putin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.