🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.66 ▲11.53%
ARI 4,700 ▼2.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,960 ▼ -1.58% ETH $2,069 ▼ -3.08% XRP $1.3128 ▼ -2.45% SOL $79.2400 ▼ -4.4%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.66 ▲11.53 % ARI 4,700 ▼2.35 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.66 ▲11.53 % ARI 4,700 ▼2.35 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Qeveria e re greke do t’i shesë makinat luksoze të qeveritarëve

Qeveria e krijuar nga Lideri i Aleancës së Radikalëve të Majtë, SYRIZA, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se ka nxjerrë në shitje makinat luksoze të institucioneve me pretendimin se janë me “shpenzime të tepërta”.makine

Ministri për Reformat Administrative, Jorgos Katrugalos, në një deklaratë për mediat, ka thënë se makinat institucionale të Ministrive janë të panevojshme dhe se me shitjen e tyre ata synojnë të nxjerrin të ardhura. Katrugalos, duke dhënë detaje mbi Ministrat, ka thënë se kryeministri ka një makinë me targa të Selanikut ndërsa ministrat lëvizin me taksi ose motoçikleta.

Ndërkohë, për sa i përket vetes së tij, ai tha se është një koleksionist i makinave të vjetra, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve, makinat luksoze do të shiten nën kujdesin e Ministrisë së Reformave Administrative dhe se pjesë e tyre mund të jenë edhe makina e ish Zv/Kryeministrit si dhe makina e ish-Ministrit të Jashtëm njëkohësisht edhe lideri i PASOK, Evangelos Venizelos.

Katrugalos ka thënë gjithashtu se do të rikthehen në punë rreth 3 mijë e 500 punonjës të larguar në bazë të një prej premtimeve elektorale.

Ndërkohë që një nga punët e para të Ministrit të ri të Financave, Jannis Varufakis ishte rimarrja në punë e sanitareve të Ministrisë. Ministri Varufakis pati theksuar se do t’i jap fund punës së shumë konsulentëve të kësaj ministrie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.