☁️
Tiranë 15°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.09 ▼1.51%
ARI 4,975 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,594 ▼ -0.55% ETH $2,295 ▼ -1.43% XRP $1.5028 ▼ -0.86% SOL $93.3200 ▼ -0.48%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.09 ▼1.51 % ARI 4,975 ▼0.66 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.09 ▼1.51 % ARI 4,975 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria nxjerr në shitje INSIG

Qeveria ka nisur zyrtarisht procedurat për shitjen e INSIG, kompanisë së vetme publike në tregun e sigurimeve. Ministria e Financave ka publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve shpalljen për shitjen me tender të aksioneve të INSIG.

Tenderi do të zhvillohet  në datës 10 mars të këtij viti, ku shoqëritë e interesuara për blerjen e INSIG duhet të paraqesin ofertën në Ministrinë e Financave. Sipas qeverisë, forma e privatizimit do të jetë shitja 100 për qind e aksioneve të kompanisë së vetme të mbetur publike në tregun financiar.

Më parë qeveria ka përcaktuar edhe edhe kriteret e vlerësimit të ofertave përmes një vendimi të posaçëm. Sipas formulës, peshën më të madhe të pikëve, prej 80 për qind, do ta ketë çmimi i ofruar, ndërsa plani i biznesit dhe cilësia e blerësit do të kenë respektivisht nga 10 pikë. Paralelisht, çdo ofertues duhet të garantojë ofertën e tij me një depozitë fikse prej 30 milionë lekësh. Sipas vendimit, kushtet e kontratës që do të lidhet me shoqërinë fituese duhet të marrin miratimin nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Sipas Ministrisë së Financave vlera kontable e shoqërisë INSIG është 15.3 milionë euro. Krahasuar me vitin 2009 kur kompania u nxorr në shitje vlera e saj është ulur me gati 3 herë si pasojë e keqmenaxhimit. Gjatë këtyre viteve kompania ka humbur  vazhdimish treg.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për periudhën janar- nëntor të vitit të kaluar kompania arkëtoi 667 milionë lekë nga primet duke zënë kështu 5.7 për qind të tregut të sigurimeve në vend nga 6.3 që zinte një vit më parë. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.