Qeveria “Rama 3”: Nga turizmi te rritja e klimës së biznesit, Rama flet për projektet e mandatit të 3 qeverisës
Nisin dhe rialokimet e porteve tregtare në Porto Romane dhe Triport do të ngrihen kantieret e dy porteve të reja. Do të ketë edhe zgjerim të aeroportit Nënë Tereza ku brenda këtij viti nis puna për zgjerimin e pistës dhe terminalit. Po ashtu, ky do të jetë edhe mandati i kantierit të korridorit blu për zhvillimin e infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë.
Në këtë mandat do vendosim ‘pikat mbi i’ në atë pjesë të akseve të mbetura pa zhvilluar me parametrat e Shqipërisë 2030. Ne duam që Shqipëria të kthehet në eksportuese e energjisë elektrike dhe në 4 vitet e ardhmshe do hedhim hapa konkretë drejt këtij synimi. TEC-I famëkeq i Vlorës nuk do jetë plaga e madhe e një dështimi e qeverisë së shkuar. Do e kemi kantierin e transformimit të TEC-it të Vlorës në një portë hyrëse të gazit të lëngshëm në vend.
Po përgatitet futja në prodhimin e energjisë së erës ku janë projekte me kapacitet të prodhueshëm. Sot jemi eksportuesit më të mëdhenj të prodhimeve në Ballkan dhe jemi në vend të dytë për atë të frutave.
8 vite më parë ishin brima e fundit e kavallit të Ballkanit për eksportin e peshkut. Më shumë mbështetje për fermerët dhe peshkatarët, më shumë sera, inovacion teknologjik, garantim cilësie të inputeve bujqësore.
Kemi një plan konkret që do vihet që në 300 ditët e para të mandatit të ri.
Kemi plan për transformimin e mëtejshëm të Universitetit Bujqësor të Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës. Nuk do kursehemi për ta realizuar këtë.
Agroturizmi si një degë e munguar vetëm sa e kemi hapur me sukses në mandatin e 2 dhe në të 3 do duam që të përhapim në të gjithë territorin. Do hapim një kapitull të ri në fushën e sigurisë ushqimore ku kemi bërë përparime domethënëse dhe shumë përparësi.
Kemi fituar numerikisht të gjitha vendet e humbura të punës, madje me rritje në disa sektorë. Kemi rritje të të ardhurave, konsumit si rezultat i rritjes së fuqisë blerëse. Kjo është një periudhë rikthimi pas një periudhe tërheqje dramatike për shkak të pandemisë. Nuk duam që ky ritëm të bjerë deri në fund të 4 vjeçarit nën dyshemenë e 4% mesatare rritje ekonomike vjetore.
Nuk na mjafton asgjë nga këto pa shënuar një rritje të klimës së biznesit, duhet t’i japim një shtysë të fortë sektorit të manifakturës për të mbyllur ciklin e prodhimit brenda përbrenda dhe duke kaluar në një stad tjetër. Kjo do rriste kapacitet dhe pagat për shkak të cilësisë.
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për Reformën në Drejtësi ku ka theksuar se sot rezultatet e saj janë të dukshme dhe kokat e botës së krimit janë prapa hekurave. Rama theksoi se ka nga ata që janë në skuta por që vetëm e shtyjnë ditën e gjykimit, pasi llogaria është e pashmangshme.
Rama: Ne e kemi besuar që në pikënisje dhe sot më shumë reformën në drejtësi me vetëdijen se rezultatet e saj nuk vijnë kollaj dhe shpejt. Të ndërtosh nga e para një pushet të pavarur në vend të një të drejtësie të kalbur është njësoj si të transplantosh një kolonë vertebrore me një të re. Duhet të një këmbëngulje e pashembullt dhe durim i pashoqë përballë një sfide që duket e humbur.
Kur u nisëm nuk kishte tunel, por vetëm terr të plotë ku cekiçi i gjykatësve të korruptuar bënte kërdinë dhe pandëshkueshmëria e më të fortëve legenoste Shqipërinë. Sot toka lëkundet në këmbët e tyre që dikur shikonin popullin nga lart poshtë. Organet e drejtësisë u kanë dalë nga duart edhe politikës e krimit. Partitë po e humbin fuqinë për ti rezistuar presionit të kohës që kërkon drejtësi. Askush që ka llogari të hapura me ligjin nuk fle më i qetë.
Kokat e botës së krimit janë prapa hekurave, por ka edhe nga ata që janë në skuta ku vetëm e shtyjnë në kohë, e nuk e ndalin dot ditën e llogarisë para gjykatës. Kjo shumicë do punojë ngushtësisht me aleatët strategjikë duke e mbështetur pa asnjë rezervë reformën në drejtësi. Mbështetja jonë për proceset do jetë e palëkundur dhe do jemi në gatishmëri të plotë për çdo gjë që do nevojitet nga ana jonë këtu në Kuvend për zbatimin e kësaj reforme dhe për motivimin profesional të drejtësisë së re.