☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,147 ▼ -4.17% ETH $1,988 ▼ -3.87% XRP $1.3296 ▼ -2.5% SOL $82.9600 ▼ -4.28%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Rama: Besimplotë që baza detare e Porto Romanos do të përfshihet në planet e Aleancës

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje besimplotë se baza e re detare e NATO-s në Porto Romano së shpejti do të përfshihet në planet e Aleancës.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes së bazës taktike ajrore të NATO-s në Kuçovë, Kryeministri Rama i shprehu një falënderim të posaçëm të gjithë atyre që kontribuan, duke filluar nga aleatët tanë të NATO-s.

“Me shpresën dhe besimin që kjo bazë e re taktike ajrore e NATO-s do të shoqërohet në vitet në vijim nga baza e re detare e NATO-s në Porto Romano, gjë për të cilën po punojmë ngushtësisht me NATO-n dhe jemi shumë besimplotë që së shpejti mund t’i gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e Aleancës”, tha Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri shprehu falënderimin e posaçëm dhe urimi për shëndet e gjithçka u do zemra, të gjithë Forcave të Armatosura shqiptare, trupave dhe individëve që militojnë në këto forca dhe dita-ditës e bëjnë Shqipërinë më krenare për ta.

“Ata janë një arsye më shumë që ne të ndihemi më krenarë për Shqipërinë”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.