☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.95 ▼1.41%
ARI 4,765 ▲1.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,621 ▲ +2.97% ETH $2,136 ▲ +4.7% XRP $1.3526 ▲ +2.9% SOL $83.3400 ▲ +3.44%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.95 ▼1.41 % ARI 4,765 ▲1.85 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.95 ▼1.41 % ARI 4,765 ▲1.85 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Do të lidhim Rrugën e Arbrit me Peshkopinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se, po punohet për projektin e lidhjes së Rrugës së Arbrit me Peshkopinë. Në një bashkëbisedim me qytetarët dibranë për Këshillimin Kombëtar, Rama u ndal te Rruga e Arbrit, e cila tani është realitet.

“Vërtetë pritët shumë gjatë por tani Rruga e Arbrit është bërë realitet. Mua mos më kërkoni llogari edhe për ata që ju kanë gënjyer para meje dhe ju kanë lënë të prisni me dekada. Nëse ka pasur vonesë edhe nga ana jonë, ato janë vonesa që nuk i kemi ne në dorë. Nuk e kemi ne në dorë pse del gjeologjia e tunelit të Murrizit ndryshe nga sa ishte parashikuar. Këto janë gjëra që ndodhin në gjithë botën”, tha Rama.

Duke iu drejtuar banorëve të Peshkopisë, Rama shtoi se tani, Rrugën e Arbrit që e keni aty duhet ta sjellim këtu dhe këtë mund ta sjellim vetëm ne.

“Nuk ka të tjerë më të mirë se ne. Tani të sjellim Rrugën e Arbrit këtu, sepse është e vërtetë që ne Klosin e duam shumë, por që Klosi të parakalojë Peshkopinë është e rëndë.
Deri dje, për shumë vite Peshkopia edhe pse ishte pika fundore e rrugës, vije në destinacion kurse Klosi ishte si xhep fallco. Tani Klosi është bërë destinacion. Kjo është vetëm për disa kohë. Ne e kemi filluar projekt-idenë, do të punojmë për projektin dhe nuk do t’i ndahemi derisa ta sjellim këtu”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.