Dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë janë takuar sot kokë më kokë në një drekë punë në Athinë. Takimi është zhvilluar menjëherë pas bisedës së gjatë gati tre orëshe që Kryeministri i Shqipërisë zhvilloi me ministrin e Jashtëm Grek Dendias.
Rama mbërriti të premten në Athinë pas një vizite dy ditore në Ankara ku u prit nga Presidentit turk. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar të temave që janë diskutuar në këtë takim, por më herët u fol se do diskutoheshin çështje rajonale që nga ato mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tek një ndërmjetësim i mundshëm për zbutjen e tensionit mes Greqisë dhe Turqisë.
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.