🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 93.39 ▼0.39%
ARI 4,519 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,388 ▼ -5% ETH $1,896 ▼ -4.69% XRP $1.2223 ▼ -5.22% SOL $75.4100 ▼ -6.35%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.39 ▼0.39 % ARI 4,519 ▼0.02 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.39 ▼0.39 % ARI 4,519 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
03 Jun 2026
Breaking
Kosova

Rama: Kosova nuk i përket një lëvizjeje, një lideri apo një narrative

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend dhe zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, duke shprehur shqetësim për mënyrën e ushtrimit të pushtetit dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend dhe zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, duke shprehur shqetësim për mënyrën e ushtrimit të pushtetit dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Ai ka thënë se Kosova nuk i përket një force të vetme politike apo një lideri të vetëm.

“Kosova nuk i përket një lëvizjeje, një lideri apo një narrative të vetme. Ajo u përket qytetarëve të saj,” ka thënë Rama.

Duke komentuar situatën në Kuvend, ai ka vlerësuar se ajo është shqetësuese dhe tregon, sipas tij, për përqendrim të rrezikshëm të pushtetit.

“Situata që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës është thellësisht shqetësuese dhe pasqyron një përqendrim të rrezikshëm të pushtetit, që minon vetë themelet e republikës sonë demokratike,” ka deklaruar ai.

Rama ka shtuar se ajo që po ndodh nuk përfaqëson një qeverisje të shëndetshme.

“Ajo që po shohim nuk është qeverisje e shëndetshme, por një model alarmues kontrolli, përjashtimi dhe kapjeje të institucioneve,” ka thënë ai.

Ai ka theksuar se Kosova është ndërtuar mbi parime demokratike dhe se asnjë parti nuk duhet t’i tejkalojë ato.

“Kosova është ndërtuar mbi parimet e pluralizmit, transparencës dhe llogaridhënies. Asnjë parti e vetme, pavarësisht fuqisë së mandatit që ka, nuk ka të drejtë t’i tejkalojë këto parime apo t’i trajtojë institucionet shtetërore si zgjatje të makinerisë së saj politike,” ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se sipas tij, po vërehet një zbehje e ndarjes mes shtetit dhe partisë.

“Vetëvendosje gjithnjë e më shumë e ka zbehur vijën ndarëse mes partisë dhe shtetit. Vendimet po centralizohen, zërat kundërshtues po anashkalohen dhe proceset demokratike po dobësohen,” ka deklaruar ai.

Rama ka theksuar se Kuvendi rrezikon të humbasë rolin e tij.

“Kuvendi, që duhet të jetë zemra e debatit të hapur dhe përfaqësimit, rrezikon të shndërrohet në një vulë formale, në vend se të mbetet një forum i vërtetë i llogaridhënies,” ka thënë ai.

Duke folur si kryetar i Prishtinës, ai ka përmendur edhe ndikimin në nivel lokal.

“Qeverisja duhet t’i fuqizojë komunat, të nxisë bashkëpunimin dhe t’u shërbejë nevojave reale të njerëzve, jo të shtrëngojë kontrollin politik nga qendra,” ka deklaruar Rama.

Ai ka bërë thirrje për rezistencë ndaj, siç e ka quajtur, monopolizimit politik.

“Duhet t’i rezistojmë çdo tendence për monopolizim politik. Demokracia nuk është vetëm çështje e fitimit të zgjedhjeve, është mënyra se si ushtrohet pushteti më pas,” ka thënë ai.

Në fund, Rama ka theksuar nevojën për dialog dhe balancë politike.

“Sot, më shumë se kurrë, Kosovës i duhet balancë, dialog dhe lidership që bashkon, e jo që ndan. E ardhmja jonë varet nga mbrojtja e normave demokratike, jo nga zbehja e tyre,” ka deklaruar ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.