☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 82.83 ▼0.84%
ARI 4,659 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,753 ▲ +1.17% ETH $2,498 ▲ +0.17% XRP $1.4197 ▲ +1.03% SOL $106.8800 ▲ +5.58%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.83 ▼0.84 % ARI 4,659 ▼0.11 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.83 ▼0.84 % ARI 4,659 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama mbledh sot ministrat dhe drejtuesit politikë, në fokus “Besa” dhe bashkëqeverisja

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Takimi pritet të mbahet në orën 17:30 në selinë e PS-së dhe vjen pas mbledhjeve dyditore të zhvilluara në Pogradec dhe mbledhjes së qeverisë një ditë më parë.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë bashkëqeverisja dhe organizimi i strukturave socialiste në territor. Rama pritet t’u japë drejtuesve politikë udhëzimet për nisjen e takimeve në zonat e tyre elektorale, me synim prezantimin dhe shpjegimin e dokumenteve strategjike të mazhorancës, përfshirë “Besën” dhe “Praninë Besnike”.

Një tjetër çështje e diskutuar pritet të jetë platforma “Pasqyrë Albania”, e prezantuar gjatë qëndrimit në Pogradec. Platforma synon të mbledhë dhe të ndjekë ankesat e qytetarëve, me objektivin që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh dhe qytetarët të kenë mundësi të ndjekin në kohë reale ecurinë e kërkesave të tyre.

Sistemi parashikohet të funksionojë përmes dy mekanizmave. “Flamingo Albania” do të shërbejë për mbledhjen e ankesave dhe shqetësimeve të qytetarëve, ndërsa “Radar” do të gjurmojë mënyrën se si kërkesat trajtohen nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera.

Krahas organizimit të brendshëm dhe punës për bashkëqeverisjen, Partia Socialiste ka nisur përgatitjet në funksion të zgjedhjeve lokale të vitit 2027. Në axhendën politike të socialistëve është edhe Asambleja e Partisë Socialiste, e cila pritet të zhvillohet në javën e parë të shtatorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.