☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 82.82 ▼0.85%
ARI 4,662 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,628 ▲ +0.71% ETH $2,495 ▼ -0.13% XRP $1.4203 ▲ +0.51% SOL $106.5700 ▲ +4.59%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.82 ▼0.85 % ARI 4,662 ▼0.04 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.82 ▼0.85 % ARI 4,662 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Bota

Ndahet nga jeta Mbreti i Norvegjisë Harald V

Mbreti Harald V i Norvegjisë ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, pas disa ditësh trajtim në spital për një sëmundje të rrallë të gjakut.

Pallati Mbretëror në Oslo njoftoi se mbreti ndërroi jetë paqësisht të premten, në orën 06:35 me kohën lokale, në spitalin kombëtar të Norvegjisë.

Gjatë orëve të fundit të jetës së tij, familjarët e mbretit e vizituan në spital, ndërsa qytetarë të shumtë u mblodhën pranë Pallatit Mbretëror për të vendosur lule në nderim të tij.

Harald V, i cili qëndroi në fron për rreth 35 vjet, do të mbahet mend si një monark që modernizoi dhe e bëri më të hapur familjen mbretërore norvegjeze. Ai u bë veçanërisht i njohur për vendimin për t’u martuar me një grua që nuk vinte nga një familje mbretërore, duke sfiduar traditat e vjetra të monarkisë.

Ai do të pasohet në fron nga djali i tij, Princi i Kurorës Haakon.

Një mbret i afërt me njerëzit

Harald V ishte një figurë shumë e dashur në Norvegji dhe shpesh përshkruhej si “mbreti i popullit” dhe si “gjyshi i kombit”.

Gjatë mbretërimit të tij, monarkia norvegjeze u bë më transparente dhe më e afërt me qytetarët. Ekspertët e oborrit mbretëror e kanë përshkruar Haraldin si një njeri të thjeshtë, të respektuar dhe të aftë për të treguar emocione, humor dhe dobësi njerëzore.

Një nga momentet më të rëndësishme të mbretërimit të tij erdhi pas sulmeve terroriste të 22 korrikut 2011, kur ekstremisti Anders Behring Breivik vrau 77 persona në Oslo dhe në ishullin Utøya.

Në ditët pas tragjedisë, Harald u bëri thirrje norvegjezëve të qëndronin të bashkuar dhe të mos lejonin që frika të merrte kontrollin.

Në një fjalim emocionues, ai shprehu dhimbjen për viktimat dhe familjet e tyre, duke folur jo vetëm si mbret, por edhe si baba, bashkëshort dhe gjysh.

Në vitin 2016, Harald tërhoqi sërish vëmendjen me një fjalim të fuqishëm në mbështetje të diversitetit. Ai deklaroi se Norvegjia është një vend ku bashkëjetojnë njerëz me prejardhje, fe, orientime seksuale dhe bindje të ndryshme.

Dashuria për Sonjën që sfidoi traditën

Harald lindi më 21 shkurt 1937 në pronën mbretërore Skaugum, pranë Oslos. Ai ishte vetëm tre vjeç kur Gjermania naziste pushtoi Norvegjinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nëna e tij u largua me fëmijët drejt Suedisë dhe më pas familja udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara, me ftesë të presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt.

Pas përfundimit të luftës, Harald u kthye në Norvegji, ku përfundoi shkollimin dhe shërbimin ushtarak. Në vitin 1957 u bë Princ i Kurorës. Më pas studioi shkenca sociale, histori dhe ekonomi në Balliol College, në Universitetin e Oksfordit, nga viti 1960 deri në vitin 1962.

Harald u dashurua me Sonja Haraldsen, vajzën e një biznesmeni. Por lidhja e tyre u përball me kundërshtime, pasi familja mbretërore priste që ai të martohej me një princeshë evropiane.

Haraldit iu desh të priste nëntë vjet për të marrë lejen për martesë. Në fund, ai i tha të atit, Mbretit Olav V, se nëse nuk do të mund të martohej me Sonjën, do të qëndronte beqar. Mbreti Olav dha pëlqimin dhe çifti u martua në Katedralen e Oslos më 29 gusht 1968.

Vendimi i Harald për t’u martuar me Sonjën kontribuoi në ndryshimin e traditave të familjes mbretërore dhe hapi rrugën që edhe fëmijët e tyre të mund të martoheshin me persona jashtë aristokracisë.

Një mbret sportdashës

Harald V ishte gjithashtu një sportist i apasionuar dhe veçanërisht i njohur për dashurinë ndaj lundrimit me vela.

Ai përfaqësoi Norvegjinë në tre edicione të Lojërave Olimpike në sportin e lundrimit. Në vitin 2022 njoftoi se po i jepte fund karrierës së tij në garat e lundrimit.

Ai ishte gjithashtu i angazhuar për çështjet mjedisore dhe ishte ndër nismëtarët e degës norvegjeze të organizatës WWF.

Problemet shëndetësore dhe krizat e familjes mbretërore

Vitet e fundit të Harald V në fron u shoqëruan me probleme të shumta shëndetësore dhe me një sërë polemikash që prekën familjen mbretërore.

Mbreti reduktoi në mënyrë të përhershme angazhimet publike në prill të vitit 2024. Së fundmi, ai po trajtohej me kortizon për hemolitik anemi, një sëmundje e rrallë që shkakton shkatërrimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Më 17 gusht ai u shtrua në spital, ndërsa djali i tij Haakon mori përkohësisht detyrën e regjentit dhe nisi të përmbushte angazhimet zyrtare në vend të tij.

Familja mbretërore është përballur ndërkohë edhe me polemika të forta që lidhen me djalin e Mette-Marit, Marius Borg Høiby, i cili u dënua në qershor nga gjykata në Oslo për një sërë veprash penale, përfshirë përdhunimin. Ai ka apeluar dënimin me katër vite burg.

Në qendër të vëmendjes ka qenë gjithashtu lidhja e mëparshme e Mette-Marit me financierin amerikan Jeffrey Epstein. Ajo ka kërkuar falje për marrëdhënien e saj me të dhe ka pranuar se kishte bërë “gjykim të dobët”.

Mette-Marit, e cila prej vitesh vuante nga një formë e rrallë e fibrozës pulmonare, iu nënshtrua gjithashtu një transplanti të mushkërive.

Haakon merr fronin

Me vdekjen e Harald V, Norvegjia hyn në një epokë të re monarkike. Djali i tij, Haakon, do të marrë fronin si mbret i Norvegjisë. Ai përballet me një periudhë të vështirë, ndërsa duhet të udhëheqë monarkinë në një kohë kur familja mbretërore është përballur me një sërë polemikash dhe sfidash personale.

Megjithatë, pavarësisht rënies së mbështetjes për monarkinë në disa sondazhe të fundit, kritikat ndaj familjes mbretërore rrallë janë drejtuar personalisht ndaj Harald V.

Për shumë norvegjezë, ai mbetet një nga mbretërit më të dashur të vendit. Harald V lë pas bashkëshorten e tij, Mbretëreshën Sonja, me të cilën ishte martuar prej gati 58 vitesh, vajzën e tyre Princeshë Märtha Louise, djalin e tij dhe tashmë Mbretin Haakon, si dhe gjashtë nipër e mbesa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.