🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,095 ▲ +0.77% ETH $2,050 ▲ +0.31% XRP $1.3092 ▼ -0.6% SOL $80.0800 ▲ +1.01%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama me përfaqësues të komuniteteve fetare: Sensibilizoni besimtarët për parandalimin e koronavirusit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, ku kërkoi ndihmën e tyre për sensibilizimin e qytetarëve për masat që duhen marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri Rama sqaroi se “nuk bëhet fjalë për për të mbyllur kishat dhe xhamitë, por duhet kujdes dhe duhen evituar disa rituale siç janë puthja e dorës, përqafimet, faljet ngjitur etj”.

Kryeministri theksoi se “janë disa kategori, si më të moshuarit që janë një pjesë e konsiderueshme, që vijnë në kisha e xhamia”.

“Duhet të dekurajohen të mos kenë kontakte se janë më vulnerabël, sepse kjo është një epidemi që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike i kërcënon me jetë. Nuk rrezikon moshat e tjera apo njerëzit e shëndetshëm”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi që “duhet pasur në vëmendje ky fakt sidomos për ata që janë të moshuar dhe për ato momente kur ka një ditë të posaçme në një kishë apo xhami ku mblidhen shumë njerëz. “Aty duhet pasur kujdes që të përcillen gjithë rregullat që thyejnë ritualin si puthja e dorës,  dhënia e duarve apo përqafimi, apo që rrinë shumë ngjitur në kohën kur falen njerëzit në xhami. Janë disa gjëra që janë mirë të transmetohen dhe duhet t’i transmetoni ju se nuk është etike që t’i bëjë qeveria”, tha Rama.

Kryeministri tha se “këto janë rregulla shumë të thjeshta por ky është një virus i panjohur që ka një vdekshmëri të ulët në raport me të tjera gjëra, por paniku, ankthi dhe pasiguria ndikojë shumë edhe për vetë aksidentet apo sëmundjet e zemrës që janë komplekse”.

Kryeministri vlerësoi faktin se drejtuesit e komuniteteve fetare janë të sensibilizuar për këtë çështje, ndërsa theksoi se “kjo është një fazë ku duhet kujdes”. “Frika është gjëja e gabuar dhe kujdesi gjëja e duhur, pa rënë në pesimizëm çfarë do të ndodhi”, tha Rama.

Kryeministri citoi Profetin Muhamed i cilit thotë: “Mos shkoni ku ka epidemi por nëse epidemia vjen aty ku jeni, mos lëvizni”. “Kjo është gjëja më e thjesht, më e saktë dhe më e duhura që mund të dëgjosh për të marrë këshillat për epideminë. Realisht gjëja që njerëzit duhet të bëjnë është: kush ka ardhur nga një zonë e prekur duhet të vetëkarantinohet, kush nuk ka qenë në zonë të prekur dhe ka shenja të telefonojë 127. Më të kërcënuarit janë ata që janë më të moshuar dhe janë të sëmurë, fëmijët e kalojnë pa probleme. Shkollat më shumë u mbyllën për shkak të transmetueshmërisë se sa rrezikut për vetë fëmijët. Jeta duhet të vazhdojë normalisht, me ca kujdese të veçanta, kufizime që duhet të bëjmë duke iu shmangur kontaktet që na ndihmojnë të ruajmë shëndetin dhe të tjerët”, tha Rama.

Ai kërkoi që bashkë me komunitetet fetare të bëhen mesazhe që t’i drejtohen publikut se këtu problem është infodemia.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e komuniteteve fetare u shprehën të ndërgjegjshëm për situatën.

“Duhet kujdes me ujin e bekuar, dhënien e dorës”, tha përfaqësuesi i komunitetit katolik.

Ndërsa përfaqësuesi i komunitetit mysliman u shpreh se “jemi mundur të sensibilizojmë Myftitë që të jenë parandalues ndaj kësaj epidemie”. “Do të vijojmë me besimtarët në përgjithësi. Jeta njerëzore është shumë e rëndësishme dhe ndjeshmëria fetare e shpirtërore është e lartë për shëndetin e njerëzve. Ne do të mundohemi t’i qartësojmë që të mos përhapen, por edhe besimtarët mbase janë të ndërgjegjësuar dhe e dinë vetë se nuk duhet të frekuentojnë për arsye të shëndetit. Shëndeti është e gjitha, por do të shihen këto gjëra edhe në vijim”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.