☁️
Tiranë 10°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.67 ▲2.32%
ARI 5,041 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,250 ▲ +0.48% ETH $2,311 ▲ +1.95% XRP $1.5261 ▲ +3.1% SOL $93.8400 ▼ -0.03%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.67 ▲2.32 % ARI 5,041 ▲0.77 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.67 ▲2.32 % ARI 5,041 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama me sipërmarrësit: Hotelet me 4 apo 5 yje të çertifikuar, përjashtohet nga taksat 10-vjet

Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se, “qeveria mbështet në çdo hap sipërmarrjen private në vend, e cila mund të injektojë në ekonominë e vendit shumë financime nëse i krijohen mundësitë”.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me tatimpaguesit më të mëdhenj në vend për një kapitull të ri në rrugën e partneritetit strategjik të qeverisë me sipërmarrjen.

 Gjatë takimit, Rama renditi edhe disa nga nismat që do të ndërmerren për të favorizuar sipërmarrjen në vend. Turizmi është një sektor prioritar, ndaj sipas Kryeministrit, “kushdo që do të ndërtojë një hotel me 4 apo 5 yje të çertifikuar, do të përjashtohet nga taksat për një periudhë 10-vjeçare”. “Mendojmë që ka potenciale të mëdha financiare për të transformuar komplet turizmin shqiptar, duke krijuar edhe nivelin e lartë. Sot kemi të dhëna shumë inkurajuese nga turizmi, na duhet turizmi i nivelit të lartë. Përsëri këtë vit kemi pasur, sipas operatorëve, shumë më tepër kërkesë se sa mund të afrojmë në hoteleri. Ka gjithnjë e më shumë interes për të investuar në Shqipëri për këtë sektor”, shtoi Rama.

Rama u bëri gjithashtu thirrje sipërmarrësve që “të bashkëpunojnë kundër grabitqarëve e parazitëve në administratë dhe për formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë”. “Kemi krijuar një klimë më pozitive në raportet tuaja me administratën, veçanërisht atë tatimore dhe doganore. Kur flas për klimë më pozitive, mendoj që hapësira e përmirësimit të kësaj klime është ende shumë e madhe”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi edhe njëherë rolin e ministres për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, si avokatja e sipërmarrjes në qeveri. “Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes do të krijojë një kontakt të drejtpërdrejt, në mënyrë që miku më i fortë i çdo sipërmarrje të jetë zyrtarisht qeveria dhe të mos jetë nevoja për miq, në kuptimin tradicional të fjalës as në tatime, dogana e ministrira. Ju të parët jeni të vetëdijshëm për sa shumë grabitqarë dhe parazitë ka akoma në administratën shtetërore. Besoj se jeni dhe të parët, që duhet të jeni të gatshëm që këta grabitqarë t’i luftojmë së bashku, është e mundur që qeveria t’i luftoj edhe pa ju, por do të kërkoj shumë kohë dhe do të ketë akoma shumë plagë në trupin tuaj”, u shpreh Rama.

“Nuk mendoj se është e denjë, patriotike dhe etike, që ju të zgjidhni rrugën e shkurtër dhe të bëheni palë me të korruptuarit”, tha Rama.

Shqipërinë mund ta ndërtojmë vetëm së bashku, u shpreh kryeministri Rama, ndërsa theksoi se “investitorët e huaj dhe partneritetet me ta janë të pazëvendësueshëm, por ne sot kemi në Shqipëri një sipërmarrje që ka mundësitë financiare dhe ka filluar të mendoj ndryshe, në atë nivel që mund të injektojë në ekonominë tonë ende shumë financime, nëse i krijohen mundësitë”.

Kryeministri informoi mbi procesin e derregullimit, që synon reduktimin dhe lehtësimin e dokumentave dhe procedurave të panevojshme, që sipas tij, “do të sjellë një tjetër faktor shtytës për ta çliruar raportin e sipërmarrjes me shtetin dhe vetë sipërmarrjen”. Ai ftoi sipërmarrjen që të propozojë se çfarë licencash duhet të hiqen në marrëdhëniet e tyre me shtetin.

Ky është një qëllim i vërtetë, tha Rama duke shtuar se “lidhet me synimin tonë që të rrisim më tepër ekonominë dhe t’i japim nxitje sipërmarrjes “duke krijuar kushtet që secili prej jush të bëhet palë në luftën kundër informalitetit”. Një masë në këtë drejtim, sipas kryeministrit, është “ristrukturimi total i inspektoriateve, që në realitet janë banda dhe marrin vetëm lekë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.