🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.49 ▼1.21%
ARI 4,007 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $61,732 ▼ -1.43% ETH $1,649 ▼ -1.04% XRP $1.0809 ▼ -1.58% SOL $68.8300 ▼ -0.62%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.49 ▼1.21 % ARI 4,007 ▼0.04 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.49 ▼1.21 % ARI 4,007 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Bota

Heqja e sanksioneve për 30 ditë ndaj naftës ruse-Zelensky: Vendim aspak i duhur nga ana e SHBA-së

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi të premten se vendimi i SHBA-së për të përjashtuar me 30-ditë nga sanksionet ndaj naftës ruse, në mes të luftës me Iranin, nuk wshtw aspak vendimi i duhur.

Sipas Zelenskyt, kjo nuk do të ndihmojë në ndalimin e pushtimit rus të Ukrainës, që ka zgjatur më shumë se 4 vjet.

Ai theksoi se ky lehtësim mund t’i sigurojë Rusisë rreth 10 miliardë dollarë shtesë për financimin e luftës.

“Ky lehtësim nga Shtetet e Bashkuara mund t’i japë Rusisë rreth 10 miliardë dollarë për luftën. Kjo sigurisht nuk ndihmon paqen. Besoj se heqja e sanksioneve, në çdo rast, do të çojë në forcimin e pozicionit të Rusisë. Ajo shpenzon paratë nga shitjet e energjisë për armë, dhe gjithçka përdoret pastaj kundër nesh. Prandaj, në fund të fundit, heqja e sanksioneve vetëm që më vonë të fluturojnë më shumë dronë drejt jush është, sipas mendimit tim, një vendim i gabuar”, tha Zelensky.

Kwtw deklaratw gjatë një konference për shtyp në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron.

Thesari i SHBA-së njoftoi të enjten një përjashtim 30-ditor nga sanksionet ndaj naftës ruse, që synon të lirojë ngarkesat ruse të bllokuara në det dhe të zbusë mungesat e furnizimit të shkaktuara nga lufta me Iranin (që ka çuar në rritje dramatike të çmimeve të naftës, mbi 100 dollarë fuçi në disa raste, për shkak të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit).

Analistët thonë se rritja e çmimeve të naftës po përfiton ekonominë ruse, pasi Moska mbështetet shumë te të ardhurat nga nafta për të financuar pushtimin.

Sipas Zelenskyt, bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA midis Moskës dhe Kievit për të ndalur konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore janë pezulluar për shkak të luftës me Iranin, por mund të rifillojnë javën e ardhshme.

Macron theksoi se sanksionet e gjera ndaj Rusisë mbeten në fuqi, pavarësisht përjashtimit të përkohshëm amerikan.

Kancelari gjerman Friedrich Merz mbajti një qëndrim më kritik. Ai tha se në një takim të G7-së më herët këtë javë, gjashtë anëtarë (përfshirë Gjermaninë) shprehën qartë se heqja e sanksioneve ruse nuk është sinjali i duhur.

“Ne mësuam këtë mëngjes se qeveria amerikane duket se ka vendosur ndryshe. Edhe një herë, ne besojmë se ky është vendimi i gabuar,” tha Merz gjatë një vizite në Norvegji.

Ukraina është bërë një nga prodhuesit kryesorë botërorë të interceptorëve të dronëve dhe po ofron ekspertizën e saj te SHBA dhe partnerët e Gjirit për luftën në Lindjen e Mesme, me shpresën të marrë në këmbim armë të avancuara që nuk i prodhon vetë.

Zelenskyy tha se Ukraina ka marrë kërkesa nga gjashtë vende për ndihmë në luftën kundër dronëve dhe ka dërguar tashmë ekipe ekspertësh në tre prej tyre (pa i emërtuar).

Kërkesa të veçanta kanë ardhur edhe nga SHBA dhe Jordania. Ai theksoi se ofrimi i interceptorëve nuk mjafton; nevojitet punë sistematike me radarë dhe sistemin e mbrojtjes ajrore.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.