☁️
Tiranë 28°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.16 ▲1.49%
ARI 4,494 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,170 ▼ -2.69% ETH $1,876 ▼ -5.14% XRP $1.2338 ▼ -2.59% SOL $75.2400 ▼ -4.87%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.16 ▲1.49 % ARI 4,494 ▼0.58 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.16 ▲1.49 % ARI 4,494 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama: “National Geographic” zbulon Rivierën shqiptare, parajsa e panjohur e Mesdheut

“National Geographic” zbulon rivierën shqiptare për publikun spanjoll, në një artikull që është një ftesë e parefuzueshme për të kaluar disa ditë në “parajsën e panjohur të Mesdheut”.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale artikullin e gjigantit të medias botërore.

“‘National Geographic’ zbulon Shqipërinë përmes rivierës së saj për publikun spanjoll, në vijën e së cilës shpalosen plazhe spektakolare, fshihen gjire sekrete, ndodhen gjurmë arkeologjike dhe shijohet kuzhina e papërsëritshme, të gjitha në këtë artikull që është një ftesë e parefuzueshme për të kaluar disa ditë në parajsën e panjohur të Mesdheut, siç na quan gjiganti i medias botërore”, shkruan Rama.

Kryeministri informoi se vitin e kaluar, mbi 45 mijë turistët spanjollë që vizituan Shqipërinë ishin “surpriza” e tregjeve të reja turistike që po eksplorojnë vendin tonë.

“Ndërsa për muajt janar-prill 2023, na kanë vizituar 92 % më shumë vizitorë nga Spanja, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, bëri të ditur ai.

“Sido që të jetë, ajo që duket qartë është se Shqipëria ka gjithçka për t’u bërë vendi më i lakmuar me plazhe spektakolare. Riviera shqiptare shtrihet duke vizatuar një vijë bregdetare të mrekullueshme, me rrënoja arkeologjike, histori emocionuese, veçori kulturore dhe gastronomi të pasur, të cilat mund të gjenden në plazhet më të mira të vendit”, shkruan ndër të tjera “National Geographic”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.