Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Spanjë, ku mori pjesë në takimin me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve (CEOE).
Ky është takimi i parë i zhvilluar sot nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Spanjë.
Shqipëria dhe Spanja kanë rritur ndjeshëm bashkëpunimin tregtar. Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Spanjës llogariten përgjatë këtij 8-mujori rreth 22.8 miliardë lekë nga 17.1 miliardë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të 2020-ës.
Ndërkohë, sipas INSTAT-it, gjatë këtij tetëmujori Shqipëria rriti eksportet drejt Spanjës me 35%. Shqipëria eksporton drejt Spanjës kryesisht minerale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.