Rama në Vlorë: Kemi provuar se Shqipëria mund të bëhet shtet
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me votuesit për herë të parë dhe të reja e të rinj të qarkut të Vlorës.
Rama u shpreh se në tre vjet e gjysëm kjo qeveri nuk arriti të bëjë mrekullira. Por, shtoi kryeministri, “kemi provuar se ajo që thuhej për çerek shekullis e ky vend nuk bëhej nuk është e vërtë. Kemi provuar se Shqipëria mund të bëhet shtet dhe mund të bëhet vendi ku secili të marrë atë që i takon sipas meritës”.
“E di shumë mirë që të papunë ka në Vlorë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, por di gjithashtu se ajo që ne kemi bërë me arsimin profesional do të bëjë që në 4 vitet e ardhshme shumë djem e vajza do të mund të punësohen dhe do të mund të hapin edhe bizneset e tyre. Jo të gjithë mund të shkojnë në Universitet. Ne nuk jemi partia që thotë voto për mua se do t ëjap kopjene maturës. Nuk jemi partia që thotë voto për mua se të fus unë në Universitet pa të drejtë. Jo ne jemi partia që thotë eja me ne që të bëjmë të mundur një Shqipëri ku të marrësh atë që meriton, ku nuk ka rëndësi se djali apo vajza e kujt je”, tha Rama.
“E di që shumë nga ju më kanë sharë për Lungomaren që po vonohet dhe keni të drejtë, por ju siguroj që kur kjo fazë e parë investimesh të mbarojë për Vlorën Sarandën, Finiqin, Delvinën, Konsipolin dhe Selenicën, i gjithë ky qark do ketë hyrë në një fazë të re zhvillimi dhe do të rritet turizmi dhe punësimi. Unë ëndërroj të ndërtojmë një aeroport për Vlorën, jo vetëm një shëtitore dhe kjo do të bëhet realitet.
Duke folur për vetingun Rama tha se, “Do ta shembim murin që polikanët që kanë frikë vetingun kanë ngritur. Do ti marrim përpara me votë, më shumë se kurrë për PS, të gjithë ata që duan të na kthejnë prapa. Kush voton më 18 qershor ka një shans për të marrë hak për pronat që u grabitën për një çerek shekulli. Ka mundësi të marrë hak për të gjitha gratë, nënat, vajzat që u përdhunuan dhe që ndëshkuesit e tyre kurrë nuk u dënuan. Ka mundësi për të marrë hak për të gjithë ato krime që nuk u ndëshkuan për 25 vite dhe të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë nuk u ndëshkuan kurrë”.
Rama foli edhe për një pikë karburanti në fund të Lungomares, e cila nuk është shembur, pasi tha Rama nuk na ka lejuar Gjykata, e cila nuk na ka lejuar ta shpronësojmë, pasi e ka konsideruar më të rëndësishëm se interesi i të gjithë vlonjatëve.
Duke folur për protestën e opozitës, Rama tha se, “ata në çadër janë gati ta ndajnë Shqipërinë sërish për së gjalli me Evropën. Ata i kanë hapur luftë BE dhe Amerikës sepse nuk duan të dorëzojnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Ne duam që shteti ynë të jetë dinjitoz përballë të gjithë partnerëve tanë evropianë. Ata bllokojnë rrugët ndërkohë që ne duam të hapim njëherë e mirë rrugët e së ardhmes. Megjithatë ata le të bëjën ç’të duan PS nuk ka forcë që e ndalon”.
Rama.Nuk behet shtet me kryehajdutin ilir meta