☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 92.71 ▼2.97%
ARI 4,684 ▲1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,504 ▼ -0.92% ETH $2,155 ▼ -2.02% XRP $1.4592 ▼ -0.29% SOL $89.6700 ▼ -0.73%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 92.71 ▼2.97 % ARI 4,684 ▲1.7 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 92.71 ▼2.97 % ARI 4,684 ▲1.7 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Nuk është koha për të bllokuar rrugët

Nga Apollonia, ku përfundoi rikonstruksioni i parkut arkeologjik, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk është koha për të bllokuar rrugët.
“Është koha për ta zhbllokuar këtë rrugë dhe jo për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që kanë punë, fëmijët, nxënësit, studentët, gjyshërit, gjyshet, mallrat, që janë gjaku i ekonomisë tonë çdo ditë, por është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern, demokratik dhe europian, ku secili në rrugën e vet duhet të jetë i garantuar në konkurrencë dhe i vlerësuar sipas meritës”, u shpreh Rama.
Ai tha se trashëgimia kulturore gjeneron të ardhura për zonat dhe turizmin.
“Çdo monument kulture i restauruar është rritje ekonomike, çdo monument kulture i kthyer në identitet dhe i aksesueshëm për publikun është rritje e mirëqënies, dhe gjithë rrjeti i monumenteve të kulturës, që Shqipëria e ka të pasur, është në fakt një rrjet më vete i pazëvendësueshëm për të fuqizuar ekonominë dhe për të rritur mirëqënien, duke rritur punësimin”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.