☁️
Tiranë 12°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 95.76 ▲0.31%
ARI 4,718 ▼3.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,516 ▼ -4.94% ETH $2,189 ▼ -6.03% XRP $1.4691 ▼ -3.6% SOL $90.1700 ▼ -4.37%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.76 ▲0.31 % ARI 4,718 ▼3.64 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.76 ▲0.31 % ARI 4,718 ▼3.64 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: PD është mbyllur në bunkerin prej plastmasi nga frika e vettingut

Kryeministri Edi Rama nga Selenica e Vlorës ka akuzuar opozitën se po tenton të bllokojë drejtësinë duke u ngujuar në një bunker plastmasi. Kjo sipas Ramës është e turpshme dhe dëshpëruese.

“Treguam se vendosmëria jonë është ajo çka i duhet Shqipërisë për të hapur një faqe të re në historinë e saj. Ndërkohë ata që janë ngujuar në bunkerin prej plastmasi për turpin e tyre nga frika e drejtësisë, është vërtetë dëshpëruese të shohësh një parti që lindi nga shpresa e madhe për Shqipërinë si gjithë Evropa të pushtojë bulevardin e të ngujohet aty për ti ndërprerë rrugën aspiratës së popullit për drejtësi, qytetarëve të zakonshëm për të gjetur drejtësi, të ardhmes duke u bërë barrikadë për të mos lejuar çlirimin përfundimtar të vendit nga diktatura e korrupsionit në drejtësi.

Ata që vazhdojnë të qëndrojnë në krye të sistemit të drejtësisë, janë të lidhur si mishi me thoin me korrupsionin, por të jeni të bindur se në 18 qershor ne do ti zmbrapsim një herë e përgjithmonë, të jeni të bindur se bllokimi i vettingut për të çliruar drejtësinë do mbarojë në 18 qershor. Parlamenti i ri do votojë zhbllokimin brenda këtij viti. Ata që e kanë marrë peng le të shkojnë përpara drejtësisë së re, për mëkatet e krimet që kanë bërë”, tha Rama.

Më pas Rama iu bëri thirrje demokratëve që të braktisin Berishën e të bashkohen me Partisë Socialiste. “ Ata që kanë braktisur nga PD, me krahë hapur janë të mirëseardhur të na bashkohen më 18 qershor. Demokratët duhet të na bashkohen me ne më 18 qershor sepse e ardhmja e fëmijëve të tyre është shumë me e lumtur se ardhmja e Saliut. Kush e do flamurin kuq e zi duhet të votojë më 18 qershor. Demokratët të lënë Saliun kukudh, të mbyllur në bunker e të bashkohen me të gjithë socialistët për Shqipërinë që duam me shtet e punë e mirëqenie”

1 Koment

  • shqip@yahoo.com 13 May 2017, 13:13

    Rama.Ti je hajduti qe krijove krizen shqipetare.Po te ishe ti i paster kurre nuk do te ndodhte kriza.Ke 4 vjet qe ha dhe puthesh me hajduterine e Ilir Metes dhe kopene e hajduterise te sali berishes dhe lulezim bashes.Pse nuk kerkove te sillej NATO ne Tirane?

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.