Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike
Shqipëria është ngjitur vendin e nëntë në renditjen për sigurinë kibernetike sipas National Cyber Security Index për vitin 2026. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama.
“Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”, shkruan Rama në Facebook.
Që prej vitit 2023, kur ndodhej në vendin e 54, Shqipëria ka shënuar rritje domethënëse në renditjen globale të sigurisë kibernetike. Një vit më parë, Shqipëria qëndronte në vendin e 15.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.