☁️
Tiranë 16°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.15 ▲3.99%
ARI 5,014 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,110 ▲ +0.73% ETH $2,327 ▲ +2.46% XRP $1.5101 ▲ +2.69% SOL $93.7200 ▼ -0.02%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.15 ▲3.99 % ARI 5,014 ▲0.24 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.15 ▲3.99 % ARI 5,014 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Reduktohet kultivimi i hashashit, nuk ka mëshirë për trafikantët

Task forca kundër drogës, sipas kreut të Policisë së Shtetit, ka ndikuar në uljen e ndjeshme të kultivimit të kanabisit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 
“Puna jonë është përqendruar në rikontrollin masiv të territorit dhe të gjitha ambienteve të mundshme për kultivim. Për këtë vit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, konstatohet një ulje e sasisë së bimëve të kultivuara dhe të asgjësuara në masën 25 herë më pak se një vit më parë”, tha Çako.
Por, plani kombëtar kundër kanabisit, për kreun e qeverisë tani hyn në një fazë të dytë dhe do të ketë si qëllim luftën e personave të implikuar me trafikun dhe aseteve që ata zotërojnë.
“Individë me imunitet të marrë dhe të imponuar përmes veprimtarisë kriminale, duhet të gjejnë vrimë ku të futen. Llogaritë bankare të pajustifikueshme, bizneset pa një histori rritjeje, duhet t’i nënshtrohen një procesi kapilar verifikimi ligjor dhe kushdo që zotëron këto asete duhet të justifikojë origjinën e tyre ose do të konfiskohen”, tha Rama.
Çelësi i suksesit në këtë pikë, sipas kreut të qeverisë, do të jetë shkëputja e lidhjes së atyre që ai i cilësoi të fortë me punonjësit e policisë: “Forca e të fortëve këtu vjen nga tradhtia në radhët e policisë. Këta e kanë forcën në komisariat. Dhe aty do të fillojë lufta ndaj tyre, se dihet kush janë, dihet ku janë dhe mbi të gjitha nuk janë as të fshehur”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.