Politika

Rama: Rishikimi me rritje i buxhetit, investime dhe ndihmë për shtresat në nevojë

edi-rama-320x241Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se është hera e parë që buxheti rishikohet me rritje brenda vitit, pas pesë vjetësh që buxheti rishikohej vetëm me ulje.

Duke folur mbi aktin normativ të qeverisë për rishikimin e buxhetit të vitit 2014, Kryeministri Rama u shpreh se “janë si fillim 32 milionë dollarë ose 3.2 miliardë lekë që janë përtej objektivit ambicioz të vendosur së bashku me FMN-në që këtë vit mundësojnë uljen e defiçitit dhe uljen e borxhit publik që këtë vit, megjithëse ishte rënë dakord që ulja  të niste  vitin e ardhshëm”.

“Ky është një zhillim shumë domethënës sepse vjen si rezulat i parashikimit të objektivit që ishte në vetvete majft ambicioz”, tha Rama.

Nga ana tjetër, shtoi Kryeministri, “janë 4.3 miliardë lekë ose 43 milionë dollarë që pas këtij rishikimi vendosen në dispozicion të të gjithë pjesës në vështirësi të shoqërisë, të gjithë personave invalidë, paraplegjikë, në vështirësi ekonomike që ky shtet iu rikthen përfundimisht borxhet e akumulara në vite. Këto borxhe që u bënë litar në fytin e më të dobtëve sepse qeveria e mëparshme i devijonte paratë që u takonin atyre për të financuar daullen e propagandes, sot shlyhen përfundimisht dhe vendosemi në pozicionin fillestar të vështrimit nga e ardhmja pa pasur borxhin ndaj shtresave në nevojë”.

Së treti, vijoi Kryeministri Rama, “janë 15.2 miliardë lekë ose 152 milionë dollarë që shkojnë drejtpërdrejt në investime kryesisht të mbetura rrugëve për të vazhduar mbushjen e gjithë atyre gropave që u krijuan nga politika e shiritave elektoralë dhe e çeljes së investimeve pa pasur para dhe duke akumuluar borxhet ndaj kompanive duke bërë që rrugët të mbeten rrugëve, kompanitë të mbeten rrugëve dhe i gjithë vendi ynë të hyjë në një rrëmujë të pashoqe”.

“Sot me votën e këtij Kuvendi fillon fiancimi dhe shkon në përfundim rruga turistike e Valbonës, e mbetur rrugëve. Rruga Kukës-Krumë-Has. Rruga Lushnje-Berat, që është aks strategjik për zhvillimin e një zone të tërë bujqësore e turistike. Vazhdojmë me rrugën e famshme Plepa-Rrogozhinë, me rrugën Korçë-Ersekë dhe me radhë 51 projekte që hyjnë në fazën e tyre përfundimtare, ndërkohë që 100 projekte të tjera në gjithë Shqipërinë të pashpresa, të çelura vetëm për televizor, marrin financim të ri pa mundur të përfundojnë brenda këtij viti”, tha Kryeministri Rama.

Sipas kreut të qeverisë, “ajo që sjell ky akt, vijon me infrasrukurën shëndetësore që është në pikë të hallit dhe pas shumë vitesh investohet shumë seriozisht për të pasur një shërbim më të denjë të urgjencës. Investohet për helkopterin e ndihmës së shpejtë, por edhe për rreth 20 autoambulanca të tjera që do ta shtrijnë shërbimin shëndetësor përtej qendrave. Si edhe dy pajisjet e domosdoshme të dializës, një për zonën veriore, një për zonën më poshtë”.

Kryeministri Rama gjithashtu shtoi se do të ketë investime edhe për infrasrukturën arsimore. “U zotuam për futjen e tabletave dixhitale. Shumëkush na përqeshi, por sot votojmë financimin e parë të rëndësishëm për të kaluar nga librat në tabletat dixhitale, por më e rëndësishme për të kaluar nga një sistem pabarazie, ku shumë familje e kanë të pamundur të fianancojnë për librat, në një sistem ku çdo fëmijë brenda këtij mandati do të ketë tabletë dixhitale dhe ky mësim do të bëjë që standardet të jenë të njëjta nga Tirana në çdo periferi të vendit”, tha Kreu i qeverisë duke u shprehur se, është arritur marrëveshja me Google, ku do të shtrihet e gjithë teknologjia e mësimit.

“Tjetër prurje e këtij akti normativ është ajo që vjen për infrastrukturën e rendit, e cila nga pikpamja e mjeteve policore është në një derexhe siç nuk ka qenë ndonjëherë. Fondi që hyn në Ministrinë e Brendshme nuk zgjidh të gjithë problemet, por jep përmirësim të ndjeshëm. Ka shumë vite që Shqipëria nuk e ka ripërtërirë fotograimin dixhital të territorit duke e bërë të vështirë kontrollin në tërësi të territrit, qoftë procesin e legalizimeve, qoftë procesin e kthimit të pronave. Na jep mundësi për identifikmin e informacionit gjeo-hapësinor dhe të gjithë informacioneve nga nëntoka deri çfarë ka mbi tokë dhe na ndihmon në procesin e administrimit të zones”, tha Rama.

Akti normativ, theksoi Kryeministri, “na jep mundësi që të bëjmë dy hapa të rëndësishëm edhe në funksion të promovimit të mëtejshëm të mirëqenies së komuniteteve fetare dhe në funksion të mbështetjes që qeveria ka për t’i dhënë komunitetit mysliman për Xhaminë e re dhe për komunitetin bektashi për përmbylljen e Teqes së madhe. Komuniteti bektashi, pas shumë vitesh përpjekje për ta ndërtuar me kontribute të veta, do të ketë mundësi ta ketë Teqenë. Ndërsa komuniteti mysliman do të mund ta ndërtojë xhaminë pa pasur nevojë të jetë i detyruar ta ndërtojë si pjesë e një pallati dhe supermarketi në qendër të Tiranës. Pra do të kemi një xhami pa pallat, jo një pallat me xhami. Ky është ndryshimi që sjell futja e fondeve për shpronësim për interesin publik”.

Falë këtij akti normative, u shpreh Kryeministri Rama, “është me rëndësi t’i thuhet atyre që thonë se legalizimet nuk janë falas, se nëse legalizmet do të ishin jo falas ne do të na duheshin 1 miliardë lekë ose 10 milionë dollarë, që do t’i merrnim nga legalizimet dhe do t’i vinim në dispozicion të shpërblimit për pronarët, por nuk ka ndodhur kjo”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button