☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,603 ▲1.15%
DOW 46,755 ▲0.89%
NASDAQ 21,947 ▲1.65%
NAFTA 99.21 ▼2.14%
ARI 4,807 ▲2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,377 ▲ +1.01% ETH $2,139 ▲ +1.83% XRP $1.3538 ▲ +1.7% SOL $85.0200 ▲ +3.11%
S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 % S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Shqipëria do të ketë satelitët e saj

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë, kryeministri Rama tha se Shqipëria do të ketë satelitë dhe sipas tij do t’i ketë shpejt për të forcuar kontrollin mbi të gjithë territorin e saj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria do të ketë satelitët e saj dhe do të rrisë kapacitetet e kontrollit të territorit në të gjitha aspektet.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë, Rama tha se Shqipëria do të ketë satelitë dhe sipas tij, do t’i ketë shpejt për të forcuar kontrollin mbi të gjithë territorin e vendit.

“Do të ketë jo vetëm satelitë, por do të ketë edhe dronë inteligjentë që do na ndihmojnë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit të vet. Këto janë mjete të një teknologjie të re që garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë, ndërtimet që kryhen në territor, tek monitorimi lidhur me informacionet që u duhet strukturave të shtetit në luftën kundër trafiqeve. Patjetër për çuarjen deri në fund të përpjekjeve për të zeruar plotësisht territoret e kultivimit të lëndëve narkotike”, tha Rama.

Ai tha se përdorimi i tyre për sa i përket Republikës së Shqipërisë do të jetë një përdorim për çështje që kanë të bëjnë me punët civile të vendit dhe me luftën kundër krimit të organizuar. “Nuk do të jenë për çështje të natyrës së veprimeve apo të ofensivës ushtarake”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se Shqipëria disa muaj më parë ka miratuar edhe një buxhet shtesë për pajisjen me dronë nga Turqia.

Rama theksoi ndër të tjera se partia në pushtet që ai drejton, Partia Socialiste e Shqipërisë, ka nisur punën për një proces tjetër të ri transformimi të brendshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.