Politika

Rama: Shqipëria pas 300 ditëve, më europiane se kurrë

Kreu i qeverisë: Shqiptarët, një rol më të madh në rajon

Kryeministri-Edi-Rama-ne-analizen-300-ditore-te-punes-se-qeverise-Foto-Agim-Dobi-4-525x350Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi gjatë analizës 300 ditore të qeverisë shqiptare se qeveria ka mbajtur dhe do të mbajë të gjitha zotimet elektorale, ndërkohë që ka vlerësuar si arritjen më të madhe standardin e lirisë dhe hapësirës demokratike në vend.

Duke folur në fund të takimit ku folën të gjithë anëtarët e qeverisë, kryeministri Rama, theksoi se “gjithçka është arritur dhe do të arrijmë nuk është merita jonë, por është në radhë të parë merita e të gjithë atyre që më 23 qershor investuan tek ky projekt fitues. Prandaj ne ju detyrohemi të gjithë atyre por edhe çdo qytetari llogaridhënie, transparencë dhe përgjegjshmëri dhe nga ana tjetër i detyrohyemi shprehjen më të lartë të respektit”.

Duke vazhduar Rama theksoi: “Dua ta nis nga një fakt me të cilin bashkarisht si Aleancvë për Shqipërinë Europianeduhet të jemi krenar.

Në këto 300 ditë kemi arritur diçka të thjeshtë por që dukej e pamundur. Kemi arritur atë që çdo sipërmarrës të mos ndjehet me vështirësi me qeverinë për shkak të mendimeve apo qëndrimeve. Asnjë media nuk ndjehet në vështirësi për shkak të linjës editoriale, keqinformimeve apo manipulimeve të pinionit.

Asnjë nëpunës, mësues nuk ndjehet në vështirësi për shkak se çfarë mendon dhe kë takon në kohën e vet të lirë. Shoqëria civile ka arritur të marrë frymë dhe të kërkojë shtigjet e komunikimit për të shprehur opinionet e veta. I kemi dhënë mesazhin shoqërisë që jo vetëm dëgjohet por kur ka të drejtën me vete ajo fiton.

Kemi justifikuar arsyen e parë pse Shqiptarët na votuan më 23 qershor, për të qenë njerëz të lirë në vendin e tyre dhe në atdheun e tyre askush nuk ndjehet i tepërt për atë që mendon, për shkak të krahinës apo opinionit”.

Pikërisht duke e formuluar në një rezultante këto arritje, Kryeministri, Edi Rama, deklaroi se “Sot Shqipëria është më shumë europiane sesa ishte para 300 ditësh. Kemi arritur të transformojmë marrëdhëniet e qeverisë me opozitën në komunikimin publik. Kemi arritur me meritën e Kryetarit të Kuvendit që opozitës ti japim atë hapësirë dhe kohë që opozita nuk ka pasur për 20 vjet më radhë”.

Rama, vazhdoi më tej, duke theksuar se janë vendosur raporte të drejta dhe respekti me institucionet e pavarura.

“Ne nuk jemi të lumtur me Presidentin por s’i kemi dhënë shqiptarëve modelin e sharjeve dhe akuzave për të diskriminuar institucionin e Presidentit të Republikës. Ne nuk jemi të lumtur me Prokurorin e Përgjithshëm por nuk kemi ecur në rrugën e diskriminimit ndaj një institucioni ku shohim mundësinë e gjetjes së një partneri në rrugën për të gjetur drejtësinë dhe të luftuar korrupsionin. Nuk jemi të lumtur dhe palumturinë tonë e kemi shprehur publikisht për mënyrën që funksion KLD, por nuk kemi rënë në batakun që synon të na fusë KLD tek modeli i vjetër i përplasjeve. Kjo nuk është merita jonë por imponimi i një mandati që na është dhënë me një arsye të qartë: Të ecim më shpejt për të rilindur Shqipëerinë, jo për tu zvarritur”.

Sipas Kryeministrit, sot Shqipëria është një vend ku është e lehtë të mendosh ndryshe dhe është e lehtë të mos jesh dakord me qeverinë. Nuk të gjen asgjë por përkundrazi dëgjohesh me respekt”.

Duke folur për marrjen e statusit kandidat, Kryeministri, Edi Rama, ka vlerësuar veçanërisht ministrin e Brendshëm, Saimir tahiri, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministren e Integrimit, Klajda Gjosha.

“Statusin e kandidatit, Shqipëria nuk mund ta kishte marrë pa përpjekjen e Ministrit të Jashtëm dhe Integrimit dhe pa luftën e Policisë së Shtetit në 300 ditë për ta transformuar nga imazhi se kemi një republikë droge e pandëshkueshmërie në atë që jemi një vend që ka hequr njollën e vendit ku lulzon droga e pandëshkueshmëria.

Nuk do t\ja kishim dalë në 300 ditë nëse nuk do të ishte marrëdhënia mes qeverisë e Kuvendit. Këtu nuk kam parasysh jo vetëm rolin e posaçëm e kreut të Kuvendit si pjesë e skuadrës por pavarësisht se kemi shumicë të lindur nga një plebishit asnjëherë nuk kemi pasur një qeveri që të jetë kaq e pranishme për llogaridhënien në Parlament ku në komisione dëgjohen grupet e interesit.Ne nuk e kërkuam statusin si lëmoshë apo si qëllim i vetëm qeverisë, por duke argumentuar me seriozitet dhe dinjitet atë që Shqipëria për vite të tëra për fat të keq nuk arriti dot ta argumentojë.

Ne gjetëm kurajon për të folur dhe kundër europianëve antieuropianë dhe shumëkush që na akuzoi tani e ka përpara frytin e një pune që sapo ka nisur, statusin e vendit kandidat të marrë me dinjtet, si meritë dhe përgjegjësi shumë të madhe për të çuar përpara projektin e Shqipërisë Europiane”.

Ndërkaq, duke folur për marrëdhëniet me Kosovën dhe Shqiptarët në rajon Kryeministri, Edi Rama, deklaroi se qeveria jo vetëm respekton nenin e Kushtetutës për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudio që jetojnë por theksoi se shqiptarët do të kenë një rol më të fuqishëm dhe që do ta ndryshojë imazhin në botë.

Rama theksoi se “e kemi kthtyer partneritetin me Kosovën nga partneritet folklorik dhe elektoral të strukturuar në partneritet strategjik.

Është koha që shqiptarët të marrin një rol të ri dhe është koha që ne të shkojmë në nenin e Kushtetutës që i imponon Shqipërisë të mbrojë të drejtat e çdo shqiptari kudo që jeton dhe që roli i Shqiptarëve të triumfojnë mbi imazhin negativ. Ne këtë imazh do ta zhbëjmë dhe do ti themi botës me fakte dhe jo rrahje gjoksin nacionaliste, që shqiptarët jo vetëm meritojnë të vlerësohen më shumë, po meriton të duhen më shumë se kush i do shqiptarët vetëm gjëra të mira ka”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button