Politika

Rama: Zgjedhje janë historike, i uroj fitoren kandidates në Shkodër

rama12Kryeministri i vendit ka përgëzuar për fitoren në zgjedhjet e 21 qershorit, kandidaten e Shkodrës, Voltana Ademi. Duke vlerësuar pjesëmarrjen e grave në këto zgjedhje, Rama tha se i uroj përzemërsisht kandidates në Shkodër për fitoren. “Në 9 bashki do qeverisin gra, 8 kandidate të ASHE, të cilave i uroj për fitoren,  ashtu sic ja uroj përzemërsisht kandidatës në Shkodër. Vlerësoj ddaj cdo zgjedhësi dhe zgjdhëse që investoi tek kandidatët një besim kaq të madh. Uroj që PD të na bashkohet në reformën territoriale. Ky është momenti fantastik, Shqipëria ska kohë për të humbur ashtu siç ka humbur”

Në 21 qershor Shqipëria një vend normal

Më 21 qershor Shqipëria ishte një vend normal , që nuk pati probleme. Qeveria bëri që për herë të parë që mos mbyllej asnjë shkollë për të çuar nxënësit dhe mësuesit në mitingje sic ndodhet deri në 2013. Beri mos u shtrohej presion nga punonjësit e shtetit për të sjellë kartat e identitetit, apo të fotogreafonte votën. Të mos sigurohej asnjë mbështetje nga policia për të fortet e fshatit për presion ndaj zgjedhësve. Të mos deformoheshin shpenzimet për fushatë sic ndodhte deri në 2013. Kulmi arriti në 2013 kur borxhi i kompanisë u rrit më 220 mln dollarë në kuriz të shqiptarëve. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Kostoja e publikut ka qenë zero. Nuk është prekur rezerva e shtetit për të blerë votat sic ndodhi në 2013″.

Koha kur partive të vogla i merreshin votat ka marrë fund

Nga ky proces Shqipëria ka dalë e denjë. Është ky momenti për ti kërkuar numëruesve për këshillat bashkiak të vazhdojnë punat me ndershmëri sic bënë për kandidatët. Cdo vota duhet të numërohet ndershmërisht. Koha kur partive të vogla i merreshin votat nga numëruesit mori fund në këtë 21 qershor”.

Do përmirësojmë gjetjet e raportit të OSBE/ODIHR.

Në emrin tuaj, falenderoj vëzhguesit ndërkombëtar, misionin e OSBE/ODIHR ambasadorin e BE dhe SHBA për kontributin e tyre. Ne nuk do flemë mbi dafinat e këtij suksesi, por do të shikojmë cdo gjetjë të raportit të misionit të OSBE/ODIHR. Ka nevojë për përmirësime dhe ne do ti bëjmë”.

Këto zgjedhje janë historike  

Së pari me votën e shqiptarëve ka lindur një Shqipëri e re, jo më me 400 njësi, por 61 njësi zhvillimi ekonomik dhe urban. Kjo është një Shqipëri e re, e qytetarëve të barabartë. Së dyti barazia gjinore është kthyer në një fakt që krijon bashkëjetëse për politkën shqiptare. jam krenar që ASHE bëri këto ndyrshime”.

Referendumi i PD për reformat tona ka humbur

Referendumi i PD për reformat tona ka humbur. Mos prisni nga ne ti biem daulles. këto zgjedhje ishin për cdo komunitet dhe jo për parlamentin. As unë dhe as kryetari i kuvendit nuk dolën në fushatë për referendimin qorr të PD. Unë nuk kam dyshuar tek mbështetje e popullit pë reformat. Nuk kam pritur 21 qershorin për të bërë shtetin model, por pa dyshim 21 qershori është të një shtysë e thellë”.

Uroi edhe Voltana Ademin per fitoren në Shkodër

Në 9 bashki do qeverisin gra, 8 kandidate të ASHE, të cilave i uroj për fitoren,  ashtu sic ja uroj përzemërsisht kandidatës në Shkodër. Vlerësoj ddaj cdo zgjedhësi dhe zgjdhëse që investoi tek kandidatët një besim kaq të madh. Uroj që PD të na bashkohet në reformën territoriale. Ky është momenti fantastik, Shqipëria ska kohë për të humbur ashtu siç ka humbur”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button