Kronika

Raporti i DASH, Tahiri: Vlerësohet puna e policisë në luftën pa kompromis ndaj terrorizmit

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri në një konferencë për mediat ditën e sotme ka vlerësuar si mjaft pozitiv raportin e hartuar nga Byroja e Sigurisë Diplomatike, OSAC, në Departamentin Amerikan të Shtetit për krimin dhe sigurinë në Shqipëri. Ky raport, i cili i drejtohet trupit diplomatik në vendin tonë, sipas Tahirit ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në bashkëpunim me qeveritë e tjera të rajonit, vendet e BE dhe SHBA në luftën pa kompromis ndaj terrorizmit.

“Janë njohur përpjekjet e qeverisë dhe janë vlerësuar edhe rezultatet që kemi pasur në bashkëpunim me partnerët në rajon në luftën kundër terrorizmit. Samiti rajonal që nis nesër në Tiranë shënon një pikë kulmore të përpjekjeve tona”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, në këtë raport vlerësohet kontributi i qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme lidhur me ndryshimin e kuadrit ligjor për të luftuar rekrutimin e luftëtareve të huaj në vendin tonë, vlerësohet lufta e policisë ndaj narkotikëve dhe kriminalitet. Gjithashtu sipas Tahirit, në raportin e DASH vlerësohet si mjaft pozitive reforma e ndërmarrë nga qeveria në policinë e shtetit, çka ka rritur kapacitetin e tyre në luftë kundër krimit, korrupsionit dhe veçanërisht terrorizmit.

“Në raportin e DASH është vlerësuar kontributi i MB dhe qeverisë lidhur me ndryshimin e kuadrit ligjor dhe rezultati i arritur kundër rrjeteve rekrutuese të luftëtarëve të huaj në vendin tonë. Raporti ka njohur një sërë arritjesh lidhur me luftën kundër narkotikëve, kundër kriminalitetit të dhunshëm, edhe pse krimi i rrugës është shqetësues, vlerësohet rritja e zbulueshmërisë së policisë, rritja e sigurisë dhe ulja përmes goditjes e korrupsionit. Vlerësohet reforma në policinë e shtetit, rritja e numrit te policëve, pagave, kushteve, duke rritur kapacitetin e tyre kundër korrupsionit dhe veçanërisht terrorizmit”, tha Tahiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button