Politika

Reagon Berisha: Vendimi nuk respekton parimet elementare të një partie. Basha të konsideronte dorëheqjen e tij se sa të dorëzonte sovranitetin e PD

Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të PD për ta përjashtuar nga grupi Parlamentar. Në një intervistë, te “Syri Tv” ai deklaroi se Lulzim Basha më parë duhet të jepte dorëheqjen se sa të cënonte sovranitetin e PD.

“Vendimi është jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare nuk mund ta marrë. E kuptoj presionin por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa sovranitetin e PD. Bëri ata që nuk bëri Celibashi. Asgjësoi PD si parti sovrane. Jam i sigurt se e kanë kërcënuar me sanksione. Por nuk më intereson fare. Nuk i është bërë goditje Sali Berishës, por partisë politike. Unë kuptoj presionin e madh që Rama ka bërë ndaj zotit Basha.

Por njeriu ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë që të asgjësojë forcën politike. Përpara një vendimi të tillë Basha duhet të mblidhte Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin dhe të vendoste një nen në të cilin të sanksionohej përjashtimi i personave që dezinjohen non grata nga SHBA apo ndonjë vend tjetër. Ky nen nuk ekziston. Ai shpalli një vendim që është nul. Sepse është i tiji dhe asnjë forumi të PD”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se ka komunikuar me Bashën dhe se e dinte që kishte presione, por se nuk e prisjte që të merrte vendim personal. Ai tha më tej se është kërcënuar me familjen, por se do të vijojë qëndrimin e tij.

“Shqipëria ka humbur. E tërë shoqëria ka humbur. Vetëm një forcë politike po qeveris vendin dhe mund të jetë opozitë e pavarur. Kam komunikuar me Bashën dhe i kam thënë këto që po iu them ju. Unë e dija që kishte presione, por se prisja që të merrte vendim personal. Berisha do të bëj gjithçka që të vendos sovranitetin në PD. Do jem pjesë e PD? Basha është kërcënuar me sanksione, jo vetëm për vete dhe për PD. Ka vendosur që t’i bëjë gjëmën PD-së. PD ka dorëzuar për shkak të lobimit të Edi Ramës dhe Sorosit. Sali Berisha që ditën e parë ka ndjekur një qëndrim; unë kam ndjekur rrugën gjyqësore. Ia kam bërë të qartë kryetarit se nuk dua ndihmë nga ti. Ndihma më e madhe është ajo që kërkonte transparencë. Nuk i kam kërkuar njeriu mbi tokë ndihmë. Dhe as që do i kërkoj kujt ndonjëherë. Më kanë kërcënuar me gruan, fëmijët dhe me thellime, por unë kështu do të qëndroj”, tha Berisha.

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button