Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.84 ▲4.21%
ARI 4,381 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,816 ▲ +0.1% ETH $2,157 ▲ +0.5% XRP $1.4137 ▼ -0.7% SOL $91.4400 ▲ +1.6%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.84 ▲4.21 % ARI 4,381 ▼0.59 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.84 ▲4.21 % ARI 4,381 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Reagon MPJ: Greqia të mos ndërhyjë në punët e brendshme, po punojmë për pronat e Kishës

Reagim i zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Glevin Dervishi në përgjigje të interesimit të medias mbi deklaratat e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë

Vëmë re sërish me habi se si problemet juridike pronësore në Shqipëri kthehen në pretekst për të përligjur ndërhyrje në çështje krejt të brendshme të Shtetit shqiptar.

Autoqefalia e Kishës ortodokse shqiptare, përveç se frut i mundimeve të panumërta të besimtarëve shqiptarë në breza, është kanonikisht rezultat i qenësisë së një shteti të pavarur dhe sovran shqiptar, në bazë të parimit të kahershëm “Kishë e lirë në Shtet të lirë”.

Këtë autoqefali, të njohur botërisht, të ri konfirmuar në përkatësinë e saj shqiptare nga Shenjtëria e Tij Patriarku Bartolome I-rë, gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Rama në Fanar, e shohim të shpaloset sot lirshëm karshi kishave simotra në Koncilin Panortodoks të Kretës.

Për pasojë, sa herë që Shteti grek mban qëndrime lidhur me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ortodoksët në territorin e Shtetit shqiptar, ndërhyn në punët e brendshme të Shtetit shqiptar.

Cështjet juridike pronësore ende të pazgjidhura të Kishës autoqefale shqiptare janë në trajtim të vazhdueshëm dhe do të shqyrtohen në bazë të ligjit dhe në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë. Çështja e rikthimit të pronave në Shqipëri, është një proces që prek shtetasit shqiptarë pa dallim etnie, feje apo kombësie.

Republika e Shqipërisë ka një angazhim të përhershëm për përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, pjesë përbërëse e të cilave janë dhe të drejtat e pakicave. Vendi ynë është palë në Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Minoriteteve, e cila përbën dokumentin më të plotë ligjor në planin ndërkombëtar për garantimin e të gjitha të drejtave të minoriteteve.

Gjithsesi, Shqipëria mbetet e hapur për t’iu referuar çdo praktike pozitive në funksion të përmirësimit më tej të standardeve në këtë fushë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.