Rebelët Houthi pretendojnë sulmin e tretë me raketa ndaj Izraelit
Lëvizja rebele Houthi në Jemen ka marrë përgjegjësinë për një sulm të tretë me raketa ndaj Izraelit, sipas një deklarate të publikuar sot nga zëdhënësi i tyre në Telegram.
Grupi, i cili konsiderohet aleat i Iranit, tha se kishte goditur objektiva të ndjeshme në jug të Izraelit.
Sipas deklaratës, sulmi është pjesë e përfshirjes së tyre në konflikt, ku ata pretendojnë se kanë hyrë që prej së shtunës.
Houthit theksuan se operacioni është kryer në koordinim me aleatët e tyre rajonalë, përfshirë Iranin dhe grupin libanez Hezbollah.
“Sulmi ka arritur objektivat e tij”, shtuan ata pa dhënë detaje të mëtejshme mbi dëmet apo pasojat.
Deklarata vjen në një moment të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, ku konflikti është zgjeruar përtej kufijve të Izraelit dhe Iranit, duke përfshirë edhe aktorë të tjerë rajonalë.
Deri më tani, nuk ka pasur konfirmim të pavarur mbi efektet e sulmit të pretenduar nga Houthit./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.