Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 14 April 2026
S&P 500 6,963 ▲1.12%
DOW 48,519 ▲0.62%
NASDAQ 23,613 ▲1.85%
NAFTA 92.50 ▼6.64%
ARI 4,850 ▲1.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,411 ▲ +2.72% ETH $2,328 ▲ +4.16% XRP $1.3676 ▲ +1.85% SOL $84.9300 ▲ +1.71%
S&P 500 6,963 ▲1.12 % DOW 48,519 ▲0.62 % NASDAQ 23,613 ▲1.85 % NAFTA 92.50 ▼6.64 % ARI 4,850 ▲1.73 % S&P 500 6,963 ▲1.12 % DOW 48,519 ▲0.62 % NASDAQ 23,613 ▲1.85 % NAFTA 92.50 ▼6.64 % ARI 4,850 ▲1.73 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kronika

Reforma në Drejtësi, ja sa do i kushtojë një gjyq shqiptarëve

Reforma në drejtësi ka sjellë edhe ndryshimin në tarifat gjyqësore. Pyetja më e shpeshtë që bëjnë qytetarët pas miratimit të reformës në drejtësi është se sa do të kushtojnë tarifat për gjyqet?

“News 24” disponon projektligjin për ‘Tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” i cili është hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë.

Sipas tabelës, për të hapur një gjyq civil në gjykatën e shkallës së parë duhet ë paguash 2500 lekë nga 3600 lek që është aktualisht. Gjithashtu sipas ligjit, është detajuar edhe pagesa në rastet dërgimit të çështjeve në gjykatat e tjera.

Neni 4

Tarifa gjyqësore e përgjithshme

1- Tarifa gjyqësore e përgjithshme për çdo nivel gjykimi përllogaritet mbi bazën vlerës së çështjes gjyqësore civile, administrative ose penale si më poshtë:

  1. a) 1% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në shkallë të parë;
  2. b) 0.5% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në shkallë të dytë;
  3. c) 0.5% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në Gjykatën e Lartë;
  4. d) 5.000 (pesëmijë) lekë për gjykimin e ankimeve të veçanta;
  5. e) 2.500 (dymijepesëqind) lekë për gjykimin e kërkesave civile, administrative dhe penale;
  6. f) 5.000 (pesëmijë) lekë për paraqitjen e ankimit kundër vendimit penal në gjykatat e apelit;
  7. g) 5.000 (pesëmijë) lekë për paraqitjen e rekursit kundër vendimit penal në Gjykatën e Lartë.
  8. h) 5.000 (pesëmijë) lekë për gjykimin e çështjeve penale në ato raste kur gjykata vihet në lëvizje me kërkesë nga i dëmtuari akuzues. Për paraqitjen e ankimit, ankimit të veçantë dhe të rekursit në këto çështje, tarifa është 2.500 (dymijepesëqind) lekë;

2- Nëse vlera e padisë nuk mund të përcaktohet, për shkak të natyrës së veçantë të mosmarrëveshjes, tarifa e përgjithshme gjyqësore është 5.000 (pesëmijë) lekë. Për paraqitjen e ankimit, ankimit të veçantë dhe të rekursit në këto çështje vlera e tarifës është 2.500 (dymijë e pesëqind) lekë.

3- Përcaktimi i vlerës së padisë bëhet nga personi, i cili ka ngritur padinë përpara gjykatës.

4- Në rast se përllogaritja e vlerës së padisë mungon, kjo konsiderohet si e metë e padisë dhe gjykata ja kthen atë paditësit për përcaktimin dhe përllogaritjen e vlerës së padisë.

5- Përcaktimi i vlerës së padisë në paditë e mbrojtjes së të drejtave të pronarit, si vlerë e padisë do të merret vlera e sendit që kërkohet t’i kthehet pronarit apo vlera e sendit që kërkohet të kompensohet.

6- Në rastin e detyrimeve kontraktore, që përbëhen nga pagesa periodike mujore, gjashtëmujore ose vjetore, vlera e çështjes përcaktohet bazuar në ekuivalentin e një pagese që duhet të shlyhet për 12 muaj.

7- Kur gjykata e shkallë së dytë gjykon si gjykatë e shkallës së parë, si dhe në ato raste kur Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar, tarifa e përgjithshme gjyqësore do të jetë e njëjtë me atë që zbatohet për gjykimet në shkallë të parë.

8- Për çështjet gjyqësore të parashikuara në Aneksin 1 të këtij ligji zbatohen tarifat e parashikuara në këtë Aneks. Për paraqitjen e ankimit, ankimit të veçantë dhe të rekursit për këto çështje vlera e tarifës është sa gjysma e vlerës së tarifës së shkallës së parë.

9- Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e çështjeve gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese është 5.000 (pesëmijë) lekë. Kjo tarifë paguhet vetëm në ato raste, kur Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të individëve.

10- Tarifat gjyqësore për gjykimet administrative në të gjitha nivelet janë sipas Aneksit 2 të këtij ligji. Paditë për shpërblimin e dëmit kontraktor dhe jashtë kontraktor, si dhe paditë për marrëdhëniet e punës që janë objekt i gjykimit administrative, tarifa e tyre për të gjitha shkallët e gjykimit administrative është sipas tarifave të përgjithshme për gjykimet e këtyre çështjeve nga gjykata civile për çdo shkallë gjykimi.

11- Vlera minimale e tarifës gjyqësore të përgjithshme është 700 (shtatëqind) lekë dhe ajo do të paguhet në këtë masë për paditë me vlerë deri në 700.000 (shtatëqind mijë) lekë.

12- Kur çështja gjyqësore kthehet për rigjykim nga gjykatat më të larta, nuk paguhet sërish tarifë gjyqësore e përgjithshme.

13- Shpenzimet gjyqësore ne proceset civile, administrative dhe penale llogariten sipas legjislacionit procedural në fuqi.

14- Në procesin penal detyrimi për të paguar shpenzimet gjyqësore të përgjithshme është në ngarkim të të pandehurit nëse ai deklarohet fajtor dhe dënohet me vendim përfundimtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.