Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 92.08 ▲4.48%
ARI 4,383 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,963 ▲ +0.31% ETH $2,161 ▲ +0.69% XRP $1.4163 ▼ -0.72% SOL $91.6000 ▲ +1.56%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 92.08 ▲4.48 % ARI 4,383 ▼0.56 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 92.08 ▲4.48 % ARI 4,383 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Reforma territoriale-Komisioni shqyrton sot vlerësimet për variantin final

Komisioni-i-reformes-administrative-territoriale-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-1-466x350Komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale mblidhet mesditën e sotme për të shqyrtuar përgjigjet zyrtare të autoriteteve vendore sipas qarqeve, lidhur me variantin e propozuar për ndarjen e re administrative në Republikën e Shqipërisë.
Më 22 maj, komisioni, i cili është bojkotuar nga opozita, miratoi variantin 39/47, mes pesë varianteve të sjella nga qeveria, si më të përshtatshmin për hartën e re administrative të vendit. Prej gati dy muajsh, ky variant i është prezantuar strukturave të pushtetit vendor për një proces konsultimi dhe marrje mendimi. Më pas, ky variant do të kthehet në një projektligj, që do t’i propozohet parlamentit për miratim brenda këtij sesioni parlamentar (31 korrik).
Komisioni i posaçëm, që nisi nga puna më 25 prill 2014 u bojkotua nga opozita e djathtë. Megjithatë, ndryshimi i hartës administrative të vendit vlerësohet mëse i nevojshëm nga të dyja palët .Pakësimi i numrit të njësive vendore synon të përmirësojë shërbimet ndaj komunitetit, të lehtësojë proceset zgjedhore dhe të ulë koston financiare që duhet për mbajtjen e një numri mjaft të madh strukturash lokale (aktualisht rreth 373).
Reforma territoriale është mbështetur nga ndërkombëtarët, SHBA, qeveria suedeze, zvicerane, OSBE, BE, etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.